zemerbute dhe i perulur
Maj 2023
Pastor Dane Ortlund eksploron zemrën e Jezusit dhe zbulon dashurinë e tij të butë për mëkatarët dhe të përvuajturit.

Të krishterët e dinë që Perëndia i do, por shumë lehtë mund të ndihen se ai është vazhdimisht i zhgënjyer dhe i bezdisur, madje ndoshta dhe gati që të heqë dorë prej tyre. Si rezultat, ata përqendrohen shumë – dhe me të drejtë – tek ajo që Jezusi ka bërë, që të qetësojnë zemërimin e Perëndisë kundër mëkatit. Pyetja është si ndihet Jezu Krishti realisht për popullin e tij në mes të mëkateve dhe dështimeve të tyre?

Ky libër na çon te Mateu 11, ku Jezusi e përshkruan veten e tij si “zemërbutë dhe i përulur nga zemra”, me dëshirën që populli i tij të gjejë prehje tek ai. Ungjilli rrjedh nga thellësia e zemrës së Perëndisë për popullin e tij, një zemër plot me dashuri të butë për mëkatarët dhe të përvuajturit.

Këta kapituj na çojnë në thellësitë e vetë zemrës së Krishtit për mëkatarët duke u zhytur thellë në pasazhe biblike që flasin për atë se kush është Krishti, dhe i inkurajojnë lexuesit me ndjenjat e dashura të Krishtit për njerëzit e tij. Zemra e tij e dashur për mëkatarët i ngushëllon dhe u jep fuqi lexuesve në luhatjet e jetëve të tyre.

Në këtë libër, Ortlund-i:

- Nxjerr mësime nga shkrimet e puritanëve, ku përfshihen Thomas Goodwin-i, Richard Sibbes-i, John Bunyan-i, John Owen-i e të tjerë.

- Siguron një perspektivë unike: I ballafaqon lexuesit me mendimet e tyre tipike për zemrën e Perëndisë.

- Paraqet një qasje të bazuar te Shkrimi: Autori eksploron pasazhe gjithandej në Bibël për të dhënë një tablo të plotë të zemrës së Perëndisë për mëkatarët.


Etiketa

Autor 

Redaktori

Postime të ngjashme

Virusi Korona dhe Krishti
Çfarë është ungjillëzimi?
Cili është emri i Perëndisë?
A ka nivele mëkati?
>