Zemërbutë dhe i përulur

Pastor Dane Ortlund eksploron zemrën e Jezusit dhe zbulon dashurinë e tij të butë për mëkatarët dhe të përvuajturit.

Të krishterët e dinë që Perëndia i do, por shumë lehtë mund të ndihen se ai është vazhdimisht i zhgënjyer dhe i bezdisur, madje ndoshta dhe gati që të heqë dorë prej tyre. Si rezultat, ata përqendrohen shumë – dhe me të drejtë – tek ajo që Jezusi ka bërë, që të qetësojnë zemërimin e Perëndisë kundër mëkatit. Pyetja është si ndihet Jezu Krishti realisht për popullin e tij në mes të mëkateve dhe dështimeve të tyre?

Ky libër na çon te Mateu 11, ku Jezusi e përshkruan veten e tij si “zemërbutë dhe i përulur nga zemra”, me dëshirën që populli i tij të gjejë prehje tek ai. Ungjilli rrjedh nga thellësia e zemrës së Perëndisë për popullin e tij, një zemër plot me dashuri të butë për mëkatarët dhe të përvuajturit.

Këta kapituj na çojnë në thellësitë e vetë zemrës së Krishtit për mëkatarët duke u zhytur thellë në pasazhe biblike që flasin për atë se kush është Krishti, dhe i inkurajojnë lexuesit me ndjenjat e dashura të Krishtit për njerëzit e tij. Zemra e tij e dashur për mëkatarët i ngushëllon dhe u jep fuqi lexuesve në luhatjet e jetëve të tyre.

Në këtë libër, Ortlund-i:

Nxjerr mësime nga shkrimet e puritanëve, ku përfshihen Thomas Goodwin-i, Richard Sibbes-i, John Bunyan-i, John Owen-i, e të tjerë.

Siguron një perspektivë unike: I ballafaqon lexuesit me mendimet e tyre tipike për zemrën e Perëndisë.

Paraqet një qasje të bazuar te Shkrimi: Autori eksploron pasazhe gjithandej në Bibël për të dhënë një tablo të plotë të zemrës së Perëndisë për mëkatarët.

Librin mund ta gjeni te:

Mund ta porosisni direkt nga qendra “Ignis”. Për sasi mbi 10 kopje, librat i merrni me çmim të reduktuar.

 

Kategori:

Lexo librin online

>