Në “Përgjigje për pyetjet e vështira rreth faljes,” autori Xhon Mek-Arthër trajton këto pyetje dhe më shumë, duke dhënë njohuri praktike biblike për të ndjekur faljen dhe pajtimin e vërtetë në marrëdhëniet tuaja.
Shumë nga problemet ndërpersonale me të cilat përballen të krishterët, në thelb përqendrohen te një çështje: falja. Por edhe kur je i përkushtuar ndaj parimeve të përgjithshme biblike të faljes, zbatimi i këtyre koncepteve në situata specifike nuk është gjithmonë i lehtë. Një përpjekje praktike për faljen e vërtetë ngre disa pyetje të vështira:
- A do të thotë vërtet të falësh të harrosh?
- Kur është me vend dëmshpërblimi?
- Po sikur të kem arsye të mira për të besuar se “pendimi” i dikujt është një mashtrim?
- Po sikur të jem ende i lënduar? A duhet të pres të fal derisa të jem i sinqertë për këtë?
- Po sikur të mos mund ta fal veten?