MJETET THELBËSORE TË HIRIT

300 L

MJETET THELBËSORE TË HIRIT

nga Paul Washer

Tepër shpesh të krishterët presin për ndonjë lëvizje të jashtëzakonshme të Frymës, e cila do t’ua kurojë të gjitha sëmundjet e tyre frymërore. Edhe pse një rizgjim i tillë është i mundur, kjo nuk është mënyra se si Perëndia zakonisht e rrit kishën e Tij. Në librin Mjetet thelbësore të hirit, Paul Washer konsideron tri dhuratat më të spikatura që Perëndia ka siguruar për rritjen në perëndishmëri: Shkrimi, lutja dhe pjesëmarrja në jetën dhe shërbesën e një kishe lokale. Dëshira jonë për të jashtëzakonshmen nuk duhet të na çojë kurrë drejt shpërfilljes së të zakonshmes. Përkundrazi, le t’ia kushtojmë veten tonë këtyre mjeteve të zakonshme të hirit duke u varur te Fryma për t’u përshtatur me Krishtin në mënyrë të jashtëzakonshme, si dhe për të qenë të dobishëm për Të.

“Çdo faqe e këtij libri ma ngrohu zemrën. Mënyra e caktuar prej Perëndisë për një jetë të qëndrueshme frymërore paraqitet shkurt dhe qartë, me zell dhe fuqi, në mënyrë tërheqëse dhe të drejtpërdrejtë. Dëshmia e Biblës, e përjetimit tim dhe e ndërgjegjes time është që Paul Washer na ka treguar kurat e thjeshta për shumë nga lëngimet tona frymërore. Kam nevojë për këto kura për të mirën e shpirtit tim; i dua ato për të mirën e shpirtrave të njerëzve që i dua, dhe për lavdinë e Perëndisë në kishën e Tij. Besoj që edhe ju keni nevojë për to dhe duhet t’i dëshironi.”

Jeremy Walker, pastor i Kishës Baptiste Maidenbower, Crawley, Angli

PAUL WASHER ka shërbyer si misionar në Peru për dhjetë vjet. Gjatë kësaj kohe themeloi “Shoqërinë Misionare HeartCry” për të mbështetur kishëmbjellësit peruanë. Tani Paul shërben si një prej punëtorëve në “Shoqërinë Misionare HeartCry” (www.heartcrymissionary.com). Ai dhe bashkëshortja e tij, Charo, kanë katër fëmijë: Ian, Evan, Rowan dhe Bronwyn.

Librin mund ta gjeni te:

Për të shkarkuar versionin elektronik (epub, mobi dhe pdf) apo atë dëgjimor ju lutemi të vizitoni faqen tonë dritez.al

Për sasi mbi 10 kopje librat mund t’i porosisni direkt nga Qendra Ignis me çmim të reduktuar.

Kategori:

Lexo librin online

>