Çfarë thotë Dhiata e Re që duhet të bëjnë kishat kur mblidhen?

luis-quintero-inL1EUXRbnU-unsplash

Dhiata e Re thotë që kur kishat mblidhen duhet të lexojnë Biblën, të predikojnë Biblën, të luten sipas Biblës, të këndojnë fjalët e Biblës, dhe ta shohin Biblën.

a. Leximi i Biblës: Pali i tha Timoteut “Kushtoju leximit, këshillimit dhe mësimit derisa të vij unë” (1 Timoteu 4:13). Kishat duhet ta lexojnë Shkrimin, me zë të lartë në takimet e tyre.

b. Predikimi i Biblës: Pali i tha Timoteut, “Prediko fjalën” (2 Timoteu 4:2). Vetë Pali i shpalli “gjithë këshillën e Perëndisë” kishës në Efes (Veprat 20:27). Takimet e kishave sot duhet të përqendrohen tek predikimet që e marrin pikën kryesore të një pjese të Shkrimit dhe e bëjnë atë pikën kryesore të tyre dhe ta zbatojnë në jetën e përditshme.

c. Lutja sipas Biblës: Pali na nxit që të ofrojmë lutje në takimin e kishës (1 Timoteu 2:8, 3:14-15). Përmbajtja e këtyre lutjeve duhet të jetë biblike në mënyrë që të ndërtohen të gjithë ata që janë të pranishëm (1 Korintasve 14:12, 26). Kjo nuk do të thotë që lutjet në takimet e kishave duhet të jenë formale dhe të thata, por që duhet të jenë të pasura nga ana biblike.

d. Të kënduarit e Biblës: Pali i tha kishës në Kolos, “Fjala e Krishtit banoftë në ju me begatinë e vet; në çdo dituri, mësoni dhe këshilloni njeri tjetrin me psalme, himne dhe këngë frymërore, duke kënduar Zotit me hir në zemrat tuaja!” (Kolosianëve 3:16). Kjo nuk do të thotë që kishat duhet të këndojnë vetëm Psalme apo vetëm fjalët e Biblës, por do të thotë që kishat duhet të këndojnë këngë të cilat janë të zhytura në gjuhën dhe teologjinë e Biblës.

e. Të shikuarit e Biblës: Ne e “shohim Biblën” për shkak se porositë e pagëzimit dhe Darkës së Zotit, nëse përdorim frazën e Augustinit janë “fjalë të dukshme.” Në pagëzim dhe në Darkën e Zotit ne shohim, nuhasim, prekim dhe shijojmë Fjalën. Kishat e krishtera duhet ta kremtojnë pagëzimin dhe Darkën e Zotit gjatë mbledhjeve për shërbesat e tyre publike (1 Korintasve 11:17-34).

(Ky material është përshtatur nga kapitulli i Ligon Duncan,“Foundations for Biblically Directed Worship” [Themele për Adhurimin e Drejtuar në Mënyrë Biblike]në librinGive Praise to God: A Vision for Reforming Worship, [Lëvdoni Perëndinë: Një Vizion për Reformimin e Adhurimit]ed. Philip Graham Ryken, Derek W.H. Thomas, and J. Ligon Duncan, III [Phillipsburg: P&R Publishing Co., 2003], faqet 65-68)

%d bloggers like this: