Hiq dorë nga të drejtat e tua.

Apostulli Pal e kishte të drejtën të hante mish, të merrte me vete një bashkëshorte besimtare, dhe të pranonte mbështetje financiare. Megjithatë, ai hoqi dorë nga këto të drejta në mënyrë që të mos vendoste asnjë pengesë në shtegun e ungjillit (1 Korintasve 9:4-18). Edhe ne duhet të jemi gati të heqim dorë nga të drejtat tona nëse përdorimi i tyre ka për t’i ofenduar ata të cilët po përpiqemi të ungjillëzojmë.

Bëhu shërbëtor i jobesimtarëve.

Pali gjithashtu përqafoi një qëndrim shërbimi ndaj jobesimtarëve. Ai shkruan, “Sepse, ndonëse jam i liruar nga të gjithë, e bëra vetën time shërbëtor të të gjithëve që të fitoj sa më shumë njerëz” (1 Korintasve 9:19). Vetëm duke u bërë shërbëtorë të të tjerëve mund ta përdorim lirinë tonë të krishterë që t’iu bëjmë të mirën dhe jo t’i lëndojmë.

Përshtatu me praktikat kulturore të të tjerëve sa më shumë
të jetë e mundur, por pa mëkatuar.

Pali u përshtat me zakonet kulturore të të tjerëve aq sa kishte mundësi pa bërë kompromis me ligjin e Krishtit (1 Korintasve 9:19-23). Edhe ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë.

Qëndro brenda caqeve të Shkrimit.

Edhe pse Pali u përshtat, ai këmbënguli që të qëndronte brenda caqeve të Shkrimit. Në mes të përshkrimit sesi ai u përshtat sa më tepër të kishte mundësi me ata që po ungjillëzonte, Pali vendosi një parantezë jashtëzakonisht të rëndësishme: “ndonëse nuk isha pa ligjin e Zotit, por nën ligjin e Krishtit” (1 Korintasve 9:21). Me fjalë të tjera, Pali u përshtat me kulturat e tjera deri aty ku e lejonte Shkrimi dhe asnjë milimetër me tej. Prandaj, ashtu si për Palin, edhe për ne, kultura dhe tradita njerëzore janë të negociueshme. Fjala e Perëndisë nuk është e negociueshme.

(Ky material u përshtat nga artikulli, “Putting Contextualization in its Place,” [Vendosja e Kontekstualizimit në vendin e vet] shkruar nga një strateg misioni në Azinë Qendrore)

__CONFIG_colors_palette__{"active_palette":0,"config":{"colors":{"c162b":{"name":"Main Accent","parent":-1}},"gradients":[]},"palettes":[{"name":"Default","value":{"colors":{"c162b":{"val":"var(--tcb-skin-color-0)"}},"gradients":[]},"original":{"colors":{"c162b":{"val":"rgb(19, 114, 211)","hsl":{"h":210,"s":0.83,"l":0.45,"a":1}}},"gradients":[]}}]}__CONFIG_colors_palette__
I mëparshmi
__CONFIG_colors_palette__{"active_palette":0,"config":{"colors":{"c162b":{"name":"Main Accent","parent":-1}},"gradients":[]},"palettes":[{"name":"Default","value":{"colors":{"c162b":{"val":"var(--tcb-skin-color-0)"}},"gradients":[]},"original":{"colors":{"c162b":{"val":"rgb(19, 114, 211)","hsl":{"h":210,"s":0.83,"l":0.45,"a":1}}},"gradients":[]}}]}__CONFIG_colors_palette__
Pasuesi

Postime të ngjashme

>