artikull

Nëntor 2022


Përgjigjja:

1. Perëndia dëshiron që të na bëjë të pasur. Disa predikues në ditët e sotme, thonë se lajmi i mirë është se Perëndia dëshiron të na bekojë me shumë para dhe prona–gjithçka që duhet të bëjmë është të kërkojmë! Por ungjilli është një mesazh për bekime frymërore (Efes.1:3): Perëndia dërgoi Jezu Krishtin të vdesë dhe të ringjallet për ne që ne të bëhemi të drejtë, të pajtohemi me Perëndinë dhe të marrim jetën e përjetshme me të (Rom. 3:25-26, 6:23; 2 e Kor. 5:18-21). Për më tepër, Bibla na premton se të krishterët nuk do të kenë begati materiale në këtë jetë, por mundime (Veprat 14:22), përndjekje (2 e Tim. 3:12) dhe vuajtje (Rom. 8:17), të cilat një ditë do të kthehen në lavdi të papërshkrueshme (2 e Kor. 4:17; Rom. 8:18).

2. Perëndia është dashuri dhe ne jemi në rregull me këtë. Disa njerëz mendojnë se ungjilli do të thotë se Perëndia na do dhe na pranon kështu siç jemi. Por ungjilli biblik i ballafaqon njerëzit si njerëz mëkatarë përballë zemërimit të Perëndisë (Rom. 3:23; Gjoni 3:36) dhe u tregon atyre zgjidhjen radikale të Perëndisë: Vdekja e Jezusit në kryq që mbarti mëkatet tona. Ky ungjill i thërret njerëzit për një reagim po aq radikal: të pendohen nga mëkatet dhe të besojnë në Krishtin për shpëtim.

3. Ne duhet të jetojmë një jetë të drejtë. Ungjilli nuk është një mesazh që na tregon si të jetojmë një jetë më të mirë dhe kështu ta bëjmë veten tonë të drejtë para Perëndisë. Në fakt, Ungjilli na tregon pikërisht të kundërtën: ne nuk mund të bëjmë atë që i pëlqen Perëndisë dhe nuk mund ta bëjmë dot kurrë veten të pranueshëm për të (Rom. 8:5-8). Por lajmi i mirë është se Jezusi ka bërë për ne atë që nuk mund ta bënim dot kurrë për veten tonë: duke jetuar një jetë të përsosur dhe duke mbartur zemërimin e Perëndisë në kryq, ai ka siguruar shpëtimin për të gjithë ata që i braktisin mëkatet e tyre dhe besojnë në të (Rom. 5:-11, 8:31-34).

4. Jezusi erdhi për të transformuar shoqërinë. Disa njerëz besojnë se misioni i Jezusit ishte të transformonte shoqërinë dhe t’u sillte drejtësi të shtypurve përmes një revolucioni politik. Por Bibla na mëson se kjo botë do të bëhet e drejtë vetëm kur Jezusi të kthehet sërish dhe të sjellë një qiell të ri dhe një tokë të re (2 e Thesalonikasve 2:9-10; Zbulesa 21:1-5). Ungjilli në thelb është një mesazh për shpëtimin nga zemërimi i Perëndisë nëpërmjet besimit në Krishtin, jo për transformimin e shoqërisë në këtë epokë.

(Një pjesë e këtij materiali është përshtatur nga libri 9 Shenjat e një kishe të shëndetshme nga Mark Dever, faqet 80-90)


Përktheu: Donika Hoti | Redaktoi: Linea Simeon

Botuar me leje nga  9Marks:  :  https://www.9marks.org/answer/what-are-some-messages-people-falsely-claim-are-gospel/  

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ dritez.al 2022


Etiketa9 Marks

Postime të ngjashme

Çfarë është një plak kishe?
Askush nuk merr kishën që do
>