Çfarë është ungjillëzimi?

pablo-heimplatz-EAvS-4KnGrk-unsplash

Ungjillëzimi është t’u tregosh të tjerëve lajmin e mirë se çfarë ka bërë Jezu Krishtit për t’i shpëtuar mëkatarët. Në mënyrë që ta bëni këtë duhet t’u thoni njerëzve që:

Perëndia është i shenjtë (1 Gjoni 1:5). Ai është krijuesi i të gjitha gjërave (Zanafilla 1:1)

Të gjithë njerëzit janë mëkatarë që meritojnë zemërimin e drejtë dhe të përjetshëm të Perëndisë (Romakëve 3:10-19, Marku 9:48, Zbulesa 14:11)

Jezu Krishti, i cili është plotësisht Perëndi dhe plotësisht njeri, jetoi një jetë të pa mëkat, vdiq në kryq për të mbajtur zemërimin e Perëndisë në vendin e të gjithë atyre që besojnë në të, dhe u ringjall prej së vdekuri në mënyrë që t’u jepte njerëzve të tij jetën e përjetshme (Gjoni 1:1, 1 Timoteu 2:5, Hebrenjve 7:26, Romakëve 3:21-26, 2 Korintasve 5:21, 1 Korintasve 15:20-22).

Mënyra e vetme për t’u shpëtuar nga dënimi i përjetshëm dhe për t’u pajtuar me Perëndinë është duke u penduar për mëkatin dhe duke besuar për shpëtim në Jezu Krishtin (Marku 1:15, Veprat 20:21).

Ungjillëzimi është t’ua tregosh të tjerëve këtë mesazh bazë.

%d bloggers like this: