Rregulli më i mirë bazë për të përcaktuar se çfarë është kontekstualizimi biblik dhe çfarë është kompromisi jobiblik është pyetja: A e bën kjo gjë më të qartë skandalin e ungjillit? Nëse po, është kontekstualizim biblik. Nëse jo, është kompromis jobiblik.

Në pamje të parë, praktikat kulturore si heqja e këpucëve brenda në shtëpi apo të ngrënët me dorën e majtë mund të duket se nuk kanë fare lidhje me ungjillin. Por nëse përshtatja me zakonet e kulturës si këto e eviton ofendimin kulturor, kjo gjë na lejon që ta komunikojmë ungjillin në mënyrë më të drejtpërdrejtë. Heqja e këtyre pengesave kulturore i jep mundësi dëgjuesit që ta dëgjojë më qartë skandalin e ungjillit. Me fjalë të tjera, kontekstualizimi i mirë u jep njerëzve mundësinë të pengohen tek ungjilli dhe jo te kultura.

Nga ana tjetër, nëse përqafoni ndonjë praktikë kulturore që bie në konflikt me Shkrimin, apo e paraqisni ungjillin në një mënyrë që e minimizon veçantinë e ungjillit nga ajo që dikush tashmë beson, një “kontekstualizim” i tillë është kompromis i maskuar për shkak se e minimizon skandalin e ungjillit, dhe për aq sa e bën këtë gjë e errëson ungjillin.

__CONFIG_colors_palette__{"active_palette":0,"config":{"colors":{"c162b":{"name":"Main Accent","parent":-1}},"gradients":[]},"palettes":[{"name":"Default","value":{"colors":{"c162b":{"val":"var(--tcb-skin-color-0)"}},"gradients":[]},"original":{"colors":{"c162b":{"val":"rgb(19, 114, 211)","hsl":{"h":210,"s":0.83,"l":0.45,"a":1}}},"gradients":[]}}]}__CONFIG_colors_palette__
I mëparshmi

Pasuesi

Postime të ngjashme

>