Gjoni 3:9-13
  • Nikodemi, u përgjigj, e i tha: “Si mund të ndodhin këto gjëra?”.
  • Jezusi u përgjigj dhe i tha: “Ti je mësues në Izrael dhe nuk i ditke këto?
  • Në të vërtetë, në të vërtetë unë të them: Ne flasim atë që dimë dhe dëshmojmë atë që kemi parë, dhe ju nuk e pranoni dëshminë tonë.
  • Në qoftë se ju kam folur për gjërat tokësore dhe ju nuk besoni, si do të besoni nëse ju flas për gjërat qiellore?
  • Dhe askush nuk u ngjit në qiell, përveç atij që zbriti nga qielli, pra, Birit të njeriut që është në qiell.”

Kur shkojmë te vargu 9, kemi fjalët e fundit që thotë Nikodemi. Është pyetja e tij e fundit dhe pjesa tjetër tregon atë që Jezusi i mëson atij—dhe neve. Fjalët e Jezusit i kanë nxjerrë në shesh justifikimet e Nikodemit dhe kanë ekspozuar zemrën e tij që po fshihet. Dhe atij nuk i mbetet gjë tjetër për të thënë veç: “Si mund të ndodhin këto gjëra?” Ose, me fjalë të tjera: “Si është e mundur kjo?”

Cili është qëndrimi i Nikodemit në këtë pyetje sipas teje?

Dhe tani, Perëndia merr në pyetje njeriun. Te vargu 10, Jezusi i bën pyetjen e parë Nikodemit. Deri më tani, na është krijuar përshtypja se Nikodemi, një ligjvënës dhe mësues ligji, e ka nxjerrë Jezusin në një gjyq privat. Megjithatë, një gjyq i mirë gjithmonë ka edhe kundërpërgjigje. Duket thuajse sikur Ai po ia kthen Nikos përgjigjen po me pyetje. Si mund të ndodhin këto gjëra?

Nënvizo pyetjen që bën Jezusi. Nëse e dallon ironinë e Tij, ndaje mendimin këtu!

Po, nëse e dallove ironinë, duket sikur Jezusi po ia kthen përgjigjen Nikodemit me pyetjen e tij: “Ti pyet si mund të ndodhin këto gjëra, edhe unë dua të di të njëjtën gjë. Ti je mësuesi kryesor i Izraelit që u thotë njerëzve se si të shkojnë te Perëndia dhe nuk di as gjërat themelore. Si është e mundur diçka e tillë? Nëse ti nuk pranon atë që kam për të thënë për gjërat tokësore, si mund të t’i shpjegoj gjërat qiellore? Si do t’u mësosh njerëzve të kenë lidhje me Perëndinë, kur nuk e ke përjetuar vetë?” Nikodemi mendon se ai është “nën” hirin e Perëndisë, por ai duhet të mësojë që në të vërtetë ai është “jashtë” hirit të Perëndisë para se të hyjë te Perëndia. Nëse ai është mësues i lartë në Izrael, ai duhet ta ketë ditur që nuk mund të shkojë te Perëndia nëpërmjet përpjekjeve dhe veprave të tij të mira. Pse është kaq i habitur për këto?

Shiko me kujdes vargjet 11 dhe 12! Mos vallë problemi është se Jezusi nuk ka treguar mjaftueshëm? Apo që Jezusi dhe dishepujt e Tij nuk janë treguar mjaftueshëm të vërtetë? Nënvizo frazën te vargu 11-të që tregon problemin e vërtetë!

Lexo vargun 12! Përfytyro Jezusin që po ta bën dhe ty këtë pyetje. Cila është përgjigjja jote?

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>