Gjoni 3:1-4

1 Midis farisenjve ishte një njeri me emrin Nikodem, një kre i judenjve. 2 Ky erdhi natën te Jezusi dhe i tha: “Mësues, ne e dimë se ti je më- sues i ardhur nga Perëndia, sepse askush nuk mund të bëjë shenjat, që bën ti, në qoftë se Perëndia nuk është me të”.

  • Jezusi u përgjigj dhe i tha: “Në të vërtetë, në të vërtetë po të them se nëse një nuk lind përsëri, ai nuk mund ta shohë mbretërinë e Perëndisë”.
  • Nikodemi i tha: “Si mund të lindë një njeri kur është plak? A mund të hyjë ai për së dyti në barkun e nënës së vet dhe të lindë?”.

Njihu me Nikodemin

Njihu me Nikodemin, një kre i judenjve, një njeri që fshihet dhe ka turp.

Nikodemi është një njeri me peshë në shoqëri, ndërsa Jezusi i Nazaretit, jo. Mund të thuash se Nikodemi ka gjithçka – autoritet, prestigj, pasuri, njohuri dhe pozitë. Siç e sheh, Nikodemi ishte farise. Farisenjtë ishin burra tepër të moralshëm sipas urdhrit fetar, gjatë kohës kur jetoi Jezusi. Ata ishin burra që kishin pasuri dhe shkollim të mirë. Shpesh, farisenjtë ishin mësues ose kishin pozita të tjera të rëndësishme udhëheqësie në shoqëri. Një gjë është e sigurt; zakonisht ata kishin më shumë kohë të lirë sesa ata që bënin një punë të thjeshtë e të zakonshme, kohë që e përdornin për të hartuar më shumë rregulla që njerëzit t’i ndiqnin. Ky post u jepte një “status të veçantë” dhe njerëzit i shikonin farisenjtë si një grup udhëheqësish fetarë, të cilët ishin më afër Perëndisë se kushdo tjetër.

Gjithsesi, Nikodemit i mungon diçka e veçantë — një lidhje e drejtpërdrejtë me Perëndinë. Jezusi e ka; Niko jo. Si është e mundur që Jezusi i Nazaretit ka këtë lidhje personale me Perëndinë dhe një lidhje kaq të fuqishme me qiellin? Jezusi nuk është nga Jerusalemi, madje nuk është as farise. Nga mësimet që kishte marrë Niko, Jezusi nuk i ngjasonte aspak dikujt që duhej të ishte i afërt me Perëndinë. Si mund ta ketë Jezusi një lidhje kaq të thellë besimi me Perëndinë?

Po ti? A do të thoje se e ke dhuratën e besimit? Shumë njerëz sot thonë se “nuk e kanë dhuratën e besimit”. Në të vërtetë, nënkuptojnë se nuk janë të sigurt nëse mund ta njohin me të vërtetë Perëndinë, në mënyrë personale. Thellë-thellë, shumë njerëz thonë: “Ndoshta dhurata e besimit është e rezervuar për një grup të veçantë njerëzish, por jo për mua.” Gjithsesi, shumë njerëz nuk e dinë se mund të shkojnë drejtpërdrejt te Jezusi dhe t’ia kërkojnë këtë dhuratë.

Ndiq historinë e mëposhtme për të parë se si ndodhi diçka e tillë me Nikodemin!

Nikodemi donte të zbulonte se si Jezusi mund të fliste për Atin Perëndi aq hapur dhe të bënte gjithë këto vepra të fuqishme nga lart. Te Gjoni 3, pjesa e mbetur e historisë na tregon se mesazhi i besimit dhe faljes së Perëndisë na jepet të gjithëve në Jezusin. Secili nga ne mund ta ketë atë lidhjen e drejtpërdrejtë, të fuqishme me Perëndinë – pikërisht atë që donte të kishte në të vërtetë Nikodemi.

Nëse e shikoni shoqërinë sot, a mendoni se ka grupe njerëzish, të cilët janë më afër Perëndisë? Nëse po, ç‘mendo- ni se i bën ata më të afërt me Perëndinë sesa të tjerët?

Nëse ka qenë një njeri në të gjithë kombin e Izraelit, të cilin do të doje ta takoje për të zbuluar se kush ishte Perëndia, ky person do të kishte qenë Nikodemi. Ai nuk ishte vetëm mësues biblik, por edhe mësuesi kryesor në të gjithë Jerusalemin. Emri i tij do të thotë “sundimtar i njerëzve”, kështu që ai duhet të ketë pasur autoritet të madh nga Perëndia. Prapëseprapë ironia këtu është se Nikodemi nuk është zëdhënësi i Qiellit, pavarësisht nga zotërimet e tij dhe nga posti i rëndësishëm që mbante. Sundimi i tij është i pushtetshëm në tokë. Sundimi i Jezusit të Nazaretit është një sundim krejt ndryshe. Edhe sot e kësaj dite, njerëzit ende duan të dinë kush është Jezusi dhe si të kenë hyrje te Perëndia.

A të duket e çuditshme që Nikodemi do të flasë me Jezusin privatisht? Pse jo në publik? Tekefundit, Jezusi është nga Nazareti dhe nuk konsiderohet njeri me peshë.

Në vargun 2, a nuk është e çuditshme që ai ka ardhur ta takojë Jezusin në mes të natës? Ky është një shembull i mënyrës së veçantë si i shkruan Gjoni historitë e Jezusit. Kushtoji vëmendje dhe do të fillosh të kuptosh atë që Nikodemi nuk arrinte të kuptonte. Historitë janë të mbushura me gjëra të thjeshta, tokësore, të cilat na ndihmojnë të shikojmë të vërtetat e mëdha, mahnitëse dhe shpirtërore. Për shembull, këtu në këtë varg, ai na tregon se ka rënë nata. A po përpiqet Gjoni që ne të mendojmë se Nikodemi ishte tip i çuditshëm? Jo, duke e shtuar këtë hollësi, ai do që ne të shikojmë se kishte errësirë shpirtërore në tokën e Izraelit, por dhe në zemrën e mësuesit kryesor të Izraelit.


“Historitë janë mbushura me gjëra thjeshta, tokësore, të cilat na ndihmojnë të shikojmë të vërtetat e mëdha, mahnitëse dhe shpirtërore.”


Çfarë po përpiqet të mbrojë Nikodemi duke shkuar te Jezusi në mes të natës?

Po ta vrasësh pak mendjen, njerëzit e përdorin errësirën për të fshehur veprimet e tyre. Problemi që ka Nikodemi, është se ai nuk do që njerëzit (sidomos farisenjtë e tjerë) ta shikojnë kur flet me Jezusin. Atij i vjen turp dhe po mbron reputacionin e vet. Nikodemi ka gjithë statusin dhe prestigjin në vendin e tij, por po fsheh faktin se nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me Perëndinë.

A ka ndonjë gjë në jetën tënde që të vë në siklet për të ardhur haptazi te Jezusi?

Le ta eksplorojmë pak më shumë idenë e errësirës! Mendo pak për herën e fundit kur po sorollateshe nëpër errësirë. Ndoshta nuk ishte përvojë e këndshme apo pozitive, sepse errësira na krijon atë ndjesinë e humbjes, frikës dhe çorientimit. Madje mund të përjetojmë edhe një ndjesi pasigurie apo kërcënimi. Arsyeja e fundit është që nuk jemi të kënaqur derisa të arrijmë të shikojmë ku ndodhemi dhe çfarë po bëjmë.

Errësira shpirtërore është identike. Ne e dimë se “nuk jemi në shtëpi” dhe nuk mund të rehatohemi. Ne nuk jemi të lidhur me Perëndinë, i cili është burimi i dritës. Si rrjedhojë, errësira shpirtërore është çdo lloj jete që bëjmë larg Jezusit – pikërisht


“Errësira shpirtërore është çdo lloj jete larg Jezusit.”


ajo që po përjetonte Nikodemi si fizikisht, edhe shpirtërisht. Atëherë, Nikodemi e hap bisedën me fjalën Rabbi (mësues). Ai tregoi pak respekt për Jezusin, por përsëri e vendosi Jezusin poshtë vetes së vet. Me fjalë të tjera: “Jezus, Ti je mësues, por përsëri je poshtë meje. Ta kemi të qartë se kush drejton këtu.” Dhe pastaj shiko fjalët që ai thotë më pas: “...ne e dimë se ti je një mësues i ardhur nga Perëndia, sepse askush nuk mund të bëjë shenjat që bën ti, në qoftë se Perëndia nuk është me të.”

Farisenjtë e dinin se Jezusi kishte fuqi nga qielli, se shenjat që bëri Jezusi të çojnë tek Ati Perëndi. Nikodemi po thotë: “Perëndia është me ty; shenjat janë të pranishme. Dhe nëse shenjat janë me ty, mos do të thotë se Perëndia nuk është me ne?” Mos vallë të gjitha supozimet e Nikodemit për Perëndinë dhe përfundimet për jetën e tij janë të gabuara? Mos vallë ai i kishte mësuar të tjerët gabim gjatë gjithë karrierës së tij? Mos vallë tradita e tij fetare nuk po e lejonte të gjente përgjigjen e vërtetë të Perëndisë? Një gjë është e sigurt, kur secili nga ne ta takojë Jezusin, të gjitha supozimet, përfundimet dhe traditat tona fetare do të sfidohen.


“Kur secili nga ne ta takojë Jezusin, të gjitha supozimet, përfundimet dhe traditat tona fetare do të sfidohen.”



{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>