lmgm dritez 5

Dhjetor 2021                                                                       


Vizita e shumëpritur

Vërejmë dy gjëra të jashtëzakonshme te Luka 1:68-71 nga fjalët e Zakarias,
bashkëshortit të Elizabetës.

Së pari, nëntë muaj më herët, Zakaria s’pati besim se gruaja e tij do të lindte një fëmijë.

Tani i mbushur me Frymën e Shenjtë, ai është aq i sigurt për veprën shpenguese të Perëndisë në ardhjen e Mesias, saqë e vendos këtë në kohën e shkuar: “E ka vizituar dhe i bëri shpengim popullit të vet.” Për mendjen e besimit, një veprim që Perëndia ka premtuar, është i kryer tashmë. Zakaria kishte mësuar t’i zinte besë fjalës së Perëndisë, prandaj ka një siguri të jashtëzakonshme: Perëndia “e ka vizituar dhe i bëri shpengim popullit të vet” (Luka 1:68).

Së dyti, ardhja e Jezus Mesias është vizita e Perëndisë në botën tonë: Perëndia i
Izraelit “e ka vizituar dhe i bëri shpengim popullit të vet.” Për shekuj me radhë, populli jude kishte lënguar nën bindjen se Perëndia ishte tërhequr; fryma e profecisë ishte shuar dhe Izraeli kishte rënë në duart e Romës. Të gjithë njerëzit e perëndishëm në Izrael po prisnin vizitën e Perëndisë. Luka na thotë se një tjetër burrë i moshuar, Simeoni i devotshëm, ishte “duke pritur shpengimin e Izraelit” (Luka 2:25). Po ashtu Ana që lutej në tempull, po priste “shpengim në Jerusalem” (Luka 2:38).

Ato ishin ditë pritjesh të mëdha. Vizita e shumëpritur e Perëndisë po bëhej realitet–me të vërtetë, Ai po vinte ashtu si askush s’e priste.


John Piper (@JohnPiper) është themeluesi dhe mësuesi i desiringGod.org si dhe president i Kolegjit dhe Seminarit Betlehem. Ai ka shërbyer për 33 vjet si pastor i Kishës Baptiste Betlehem, në Miniapolis, Minesota. Ai është autor i më shumë se 50 librave ku përfshihen Desiring God: Meditations of a Christian Hedonist dhe libri i tij më i ri Providence.

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ dritez.al 2021


Postime të ngjashme

Për çfarë duhet të lutemi?
Krishtlindja është misteri më i madh
>