Gjoni 3:16-17
  • “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlin- durin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetën e përjetshme.
  • Sepse Perëndia nuk e dërgoi Birin e vet në botë që ta gjykojë botën, por që bota të shpëtohet me anë të tij.”

A e dije që vargu 16 është një nga vargjet më të njohura të Biblës? Fjalët, që Jezusi i thotë Nikodemit këtu, janë nga thëniet më të përmbledhura që kemi për Lajmin e Mirë të dashurisë së Perëndisë për ne. Në fakt, në të gjitha shkrimet e apostullit Gjon shikojmë se dashuria e Perëndisë ishte një nga temat e tij të parapëlqyera dhe këtu ai për herë të parë në këtë libër shkruan për dashurinë e Perëndisë.

Personalisht, si e kupton kur të duan?

Merre përgjigjen e pyetjes së mësipërme që sapo e shkruajte dhe shiko si përputhet ajo me 2 vargjet e këtij mësimi! Ka ndonjë gjë të përbashkët në përgjigjen tënde? A është përgjigjja jote krejt ndryshe nga vargjet e mësipërme?

Ndërsa shikon vargun 16, çfarë hapi bën Perëndia drejt teje dhe çfarë hapi të kërkon të bësh ti drejt Tij?

Le të flasim për dashurinë

Perëndia na deshi edhe kur nuk e meritonim — Kur Gjoni thotë se Perëndia e deshi botën, ai po flet specifikisht për njerëzit në botë. Gjithsesi, njerëzit e botës kanë bërë shumë gjëra të këqija ndaj Perëndisë dhe ndaj njëri-tjetrit. Të gjithë mund ta

pranojmë se ne njerëzit nuk e duam njëri-tjetrin. Përfytyro nëse do ta donim njëri-tjetrin! Mund të eliminonim luftërat, skllavërinë, varfërinë dhe shumë probleme të tjera. Nëse të gjithë do ta donim njëri-tjetrin ashtu si Perëndia na krijoi ta donim, pse do


“Perëndia na deshi edhe kur nuk e meritonim.”

t`i duhej Perëndisë që të dërgonte Jezusin? Fatkeqësisht dhe mjerisht, nuk ndodh kështu sot në botë. Kështu, Perëndia na deshi edhe kur nuk ishim njerëz për t’u dashur. Dhe Perëndia na deshi edhe kur ne ishim në kulmin e ligësisë sonë. Kjo është dashuri e fuqishme!

Perëndia e deshi të gjithë botën—Siç e përmendëm edhe më sipër, dashuria për botën do të thotë dashuri për të gjithë njerëzimin—jo vetëm për judenjtë si Nikodemi. Në këtë mënyrë, “kushdo” që beson në Të, merr jetën. Nikodemi studioi dhe dha mësim gjithë jetën për dashurinë e madhe që Perëndia kishte për popullin e Tij, judenjtë. Ideja që Perëndia donte edhe popujt nga kombet e tjera, do të ketë qenë tejet pështjelluese dhe tronditëse për Nikodemin, por nuk ka problem. Për ne që jemi johebrenj, nuk ishte e nevojshme të “bëheshim judenj” apo të merrnim një etni apo fe tjetër, për të pasur marrëdhënie me Perëndinë. Zoti mori trajtë njeriu që të kishte marrëdhënie me ne. Jezusi e ka bërë të gjithë punën! Ç’dashuri e madhe!

“Për ne që jemi johebrenj, nuk ishte e nevojshme të “bëheshim judenj” apo të merrnim një etni apo fe tjetër, për të pasur marrëdhënie me Perëndinë.”

Perëndia nuk tha vetëm që Ai na deshi; Ai na deshi—Perëndia nuk premtoi thjesht diçka. Ai na deshi me vepra, kur dërgoi Jezusin.

Dashuria e tij u tregua me vep. Nëse do të flasim për dashurinë e vërtetë, të gjithë e dimë se nuk mund të thuash që e do dikë dhe të mos e shprehësh kurrë. Ç’dashuri është ajo? Është boshe dhe aspak e besueshme. Në dashurinë e Tij për ne, Perëndia u fut në historinë tonë. Ai na e tregoi hapur dashurinë e Tij. Jezusi ishte dhurata më e madhe e Perëndisë për të gjithë botën. Kjo është një dashuri në veprim!

“Në dashurinë e Tij për ne,Perëndia u fut në historinë tonë.”

Perëndia na krijoi që ta donim Atë—Ne u krijuam për të dashur dhe për të na dashur. Ne u krijuam sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë dhe Ai është dashuri e përsosur. Pyete veten, a e ke “dashur me të vërtetë Perëndinë”? Shumica e njerëzve do t’i përgjigjen “jo” asaj pyetjeje. Sidoqoftë, ky ishte qëllimi dhe dëshira e Perëndisë për ne që në fillim. Ai na krijoi që ne të mund t’ia kthenim dashurinë dhe ta përjetonim dashurinë e Tij në një rreth të bukur të marrëdhënies së përsosur.

Ja cili është problemi: Ne u krijuam ta duam Perëndinë me gjithë zemrën tonë, por secila nga zemrat tona (si Nikodemi) dëshironte ta donte veten më shumë se Perëndinë. Ky është mëkat. Secili nga ne e ka dashur veten aq shumë sa, jo vetëm që nuk ia kemi kthyer dashurinë Perëndisë ashtu si na krijoi Ai, por shpesh nuk na intereson fare se çfarë mendon Ai. Një zonjë italiane dikur ka thënë: “Më pëlqen aq shumë kurorëshkelja ime, sa i thashë Perëndisë që në vend që të vij unë tek Ti dhe të ta rrëfej, pse nuk shtiremi sikur nuk ka ndodhur kurrë dhe secili të shikojë punën e vet?”

I dashur mik, kurrë nuk mund ta duash Perëndinë dhe ta përmbushësh qëllimin kryesor të ekzistencës tënde në këtë planet, derisa t’ia hapësh zemrën dashurisë që Jezusi të ofron

Mëkati më i keq që mund të bëjë një njeri në tokë, është të refuzojë dashurinë e Perëndisë për të.

i pari. Mëkati më i keq që mund të bëjë një njeri në tokë, është të refuzojë dashurinë e Perëndisë për të. Refuzimi i dashurisë së Perëndisë është njëlloj me refuzimin e veprës së Frymës së

Shenjtë. Është Fryma e Shenjtë e Perëndisë Ai që sjell mesazhin e dashurisë së Perëndisë te ne.

Këto dy vargje na tregojnë fuqishëm se Perëndia na deshi ne Jezusin, që ne të mund ta donim Perëndinë nëpërmjet Jezusit. Përjetimi i dashurisë së Jezusit nënkupton që mund t’i përgjigjesh pyetjes: “A e ke dashur ndonjëherë me të vërtetë Perëndinë?”, me një po të madhe, gjigante. Është “PO”-ja më e madhe e jetës sonë. Është një kthim nga ligësia që të mund “ta humbasim botën” dhe “të fitojmë Perëndinë në tërësinë e Tij”.

Vargu 16 kthehet në vargun tënd: “Sepse Perëndia më deshi aq shumë, sa më dha Birin e tij të vetëmlindurin, Jezusin, që, kur unë të besoja në të, të kisha jetën e përjetshme bashkë me Të.”

Kjo është dashuri personale!

Rretho përgjigjet e sakta mbi dashurinë:

-Dashuria e Perëndisë:

merr | jep

-Dashuria e Perëndisë bazohet te:

Jezusi | ndjenjat e mia për Perëndinë

-Dhurata e Perëndisë, dashuria, u ofrohet vetëm:

popullit tim | gjithë njerëzve

-Perëndia më do, sepse:

Ai është dashuri | unë jam njeri i mirë

-Dashuria e Perëndisë do të thotë se:

Ai toleron çdo gjë | Ai na shpëton

-Dashuria e Perëndisë vjen tek unë me:

fjalë të bukura | vepra të kushtueshme

-Shpërblimi për marrjen e dashurisë së Perëndisë është:

jeta e përjetshme | një jetë më e mirë

Le të flasim për mënyrën si të besojmë

Tani është e rëndësishme të shikojmë fjalën “veprim”, e cila lidh dashurinë e Perëndisë me jetët tona. Vargu 16 na tregon se si realizohet lidhja dhe marrëdhënia e fundit me Perëndinë. Gjendet te fjala e veprimit ‘besoj’. Gjoni nuk tha kurrë “të marrësh besimin” sikur të jetë një objekt, një forcë energjie apo një ndjenjë e mirë.

Ai nuk e përdor kurrë fjalën besim. Jo, për Gjonin është një fjalë që tregon veprim—një folje. Ai e përdor dy herë, njëra pas tjetrës, në vargun 15 dhe në vargun 16, duke treguar se veprimi i të besuarit është thelbësor.

E mban mend çfarë pamë në mësimin e fundit “Shiko dhe jeto”, për fjalën “besoj”? Përpiqu të shkruash dy gjëra që të kujtohen pa e shfletuar mësimin!

Shekspiri tha thënien e famshme: “Të jesh apo të mos jesh? Kjo është çështja.” Por akoma më e rëndësishme është pyetja që Gjoni na bën nëpërmjet Jezusit: “Të besosh apo të mos besosh?”


Kjo, pra, është pyetja e vërtetë. Nëse e mendon për një çast, është shumë e lehtë të “mos besosh”. Njeriu mund t’i thotë Zotit “Eeeeh! Ç’rëndësi ka!” dhe ta bëjë jetën si të dojë. Është një jetë e rehatshme. Mund t’i bësh rregullat vetë, teksa jeton. Për shembull, mund të provosh pak fenë “New Age”, të praktikosh disa mendësi nga budizmi, të shtosh ca tradita familjare, të marrësh pjesë herë pas here në ndonjë shërbesë fetare, të mbash sa para të duash dhe përsëri të kesh kredit lutjeje për të shkuar te Zoti kur ndodhesh në situatë të dëshpëruar. Dhe nëse mendon që të ka mbaruar krediti i lutjes, mund t’i kërkosh një njeriu fetar kreditin e tij. Shumë njerëz e bëjnë këtë. Mund t’u thuash: “Bëj një lutje për mua, se jeta ime nuk po shkon ashtu si shpresoja!” Në perëndim, mund ta zbukurosh fjalën “besim” sa të kesh qejf. Këtë nënkuptojnë njerëzit kur thonë: “Jam besimtar, por nuk e praktikoj besimin.” Perëndia është atje, por unë nuk do ta ndjek. Problemi qendror është ky—kushtet po i vendos ti, jo Jezusi. Është shumë e lehtë të mos besosh.

“Nuk mund t’i thuash “Eeeh” Perëndisë dhe të besosh tek Ai në të njëjtën kohë.”

Por Jezusi nuk po të thërret për këtë. Në të vërtetë, të besosh te Krishti me vepra do të thotë të mësosh vazhdimisht për Të, t’i besosh dhe t’i bindesh Atij.

Si duket besimi aktiv në jetën tënde?

Atëherë, a është e vështirë të besosh te Jezusi?

Jo, nuk është—vetëm nëse këtë besim e pengon krenaria jote. Krenaria dhe dëshira për t’i pëlqyer vetes do ta bëjnë të vështirë pranimin e mesazhit të thjeshtë të dashurisë së Jezusit për ty.

Pjesa më e vështirë e ndjekjes së Jezusit është të mos adhurojmë më veten tonë.

Çfarë duhet hequr që Jezusi të ketë vendin e parë në jetën tënde?

Le t’i hedhim një sy më nga afër besimit aktiv për ta kuptuar si duket. Një autor i kohëve moderne na nxit të shikojmë dallimin mes të besuarit dhe të punuarit. Ai shkruajti në këtë mënyrë: “Përdorimi i fjalës ‘besoj’, nga ana e Gjonit, tregon se qeniet njerëzore marrin jetë të përjetshme duke besuar, jo duke punuar

[Schreiner, New Testament Theology, p. 559]. Me fjalë të tjera, asgjë nga ato që mund të bëjmë (si marrja e bukës dhe verës, dhënia e parave një kishe apo një bamirësie, ndezja e qiririt, thënia e disa lutjeve apo lufta për kauzat e drejta për të cilat je i apasionuar) nuk mund të na japë faljen e Perëndisë për veprimet tona të liga. Hiri, dashuria dhe falja e Perëndisë vijnë nëpërmjet një

“Përdorimi i fjalës ‘besoj’ nga ana e Gjonit tregon se qeniet njerëzore marrin jetë të përjetshme duke besuar, jo duke punuar.”

veprimi, të cilin Jezusi e ka bërë tashmë. Ai veprim është vdekja e Jezusit në kryq dhe ringjallja prej së vdekurish. Kjo është pikërisht ajo që Jezusi na bën thirrje ta besojmë dhe t’i bindemi.

Disa kapituj më vonë në librin e Gjonit, Jezusi foli specifikisht për mënyrën se si Perëndia do të lëvizë për të krijuar marrëdhënie me ne. Shiko këtë varg:

“Kjo është vepra e Perëndisë: Që ju të besoni në atë që ka dërguar ai.” – Gjoni 6:29

Bibla është tepër specifike. Ekziston vetëm një mënyrë, nëpërmjet një njeriu të përsosur për të arritur tek i Vetmi Atë qiellor. Nikodemi po përpiqej shumë me gjërat e gabuara, apo jo? Ai nuk po përqendrohej te besimi dhe bindja ndaj Jezusit, por e bëri pasi dëgjoi këtë mesazh.

Tani që e kupton këtë varg, a ke bërë dhe ti shumë përpjekje duke bërë gjërat e gabuara?

Dhe tani kemi ardhur te një fjalë shumë e papëlqyer në kohët tona, që e gjejmë te Gjoni 3:16. Fjala është “humbas”. “Humbas” do të thotë që po vjen një gjykim. Ne duhet të tregohemi shumë seriozë dhe shumë të ndershëm në këtë pikë. Jezusi na thotë që ekzistojnë dy mundësi. Ose do të jesh me Perëndinë për gjithë përjetësinë, se ke besuar te Biri, ose do të jesh i humbur për Perëndinë për gjithë përjetësinë, sepse e shpërfille Birin.

Ç’mendon për mësimin që dha Jezusi për fjalën “humbas”? Çfarë përshtypjeje të lë? A je i lumtur që Ai është i sinqertë apo do të dëshiroje që Ai të mos kishte thënë gjë fare për këtë temë?

Sot nuk na pëlqen të flasim për gjykimin, por Jezusi foli për të në kohën e Tij. Ne duhet ta marrim në konsideratë kuptimin e fjalës “humbas”, nëse do të kemi një marrëdhënie të duhur me Perëndinë. Një autor, i quajtur Leon Morris, u tregua i mençur kur shkroi për këtë varg: “Jezusi erdhi të na sillte shpëtim, por vetë shpëtimi për ata që besojnë, nënkupton gjykim për ata që nuk besojnë” [Morris, The Gospel According to John, fq. 205]. Ndoshta duhet ta lexosh atë frazë dy herë, sepse është shumë e rëndësishme.


Në çastin kur Jezusi u bë foshnjë dhe erdhi në botën tonë, bota jonë ndryshoi përgjithmonë. Vendimi më i rëndësishëm që do të marrësh në jetë, nuk ka të bëjë me bashkëshortin/en, punën apo paratë. Edhe pse të gjitha këto janë të rëndësishme, ekziston ende një vendim themelor, nga i cili varet jeta jote—Çfarë do të bësh me Jezusin?

“Ekziston një vendim themelor, nga i cili varet jeta jote—Çfarë do të bësh me Jezusin?”

Ti ke mundësinë të kthehesh tek Ai dhe t’ia dorëzosh jetën Atij tani. Prandaj gjendet në Bibël kjo bisedë me Nikodemin—që ti ta dish si mund të kesh një marrëdhënie të drejtë me Perëndinë nëpërmjet Jezusit. Dhe nëse nuk e ke kërkuar ende, nëse nuk i ke klithur apo nuk ke kërkuar mëshirën e Tij:

Çfarë të ka penguar deri në këtë pikë dhe pse mendon se ajo gjë është më domethënëse se Jezusi?

Ne kemi ndarë shumë gjëra mbi vargun e mrekullueshëm të Gjoni 3:16. Le t’i hedhim edhe një sy të fundit vargut 17, sepse Jezusi shton akoma më shumë lajme të mira për ne: “Sepse Perëndia nuk e dërgoi Birin e vet në botë që ta gjykojë botën, por që bota të shpëtohet me anë të tij.”

Kur e lexon vargun 17, a mund ta gjesh arsyen kryesore përse Perëndia na e dërgoi Jezusin?

A është arsye pozitive apo negative?

Si t’ia dorëzosh jetën tënde Jezusit

Shpresojmë të jenë ndezur disa drita në zemrën dhe mendjen tënde, nëpërmjet studimit që kemi bërë bashkë. Gjithashtu, mund të kesh pasur edhe pyetjen: “Si ta bëj gjithë këtë? Si të besoj në mënyrë aktive?” Po ju japim disa hapa të thjeshtë për ta nisur këtë marrëdhënie të drejtë me Jezusin.

Së pari, pyete veten nëse e kupton mesazhin e Perëndisë dhe dashurinë e Jezusit për ty. Nëse ke diçka të paqartë apo një fushë ku ende do ta fajësosh Perëndinë apo ta shpërfillësh Jezusin, atëherë, qartësoje këtë çështje me personin me të cilin po flet gjatë këtij studimi.

Më pas, duhet të “ngresh sytë dhe të jetosh”, ashtu si studiuam në mësimin tonë mbi vargjet 14 dhe 15. Ti duhet të marrësh një vendim të qartë në zemrën tënde për t’u larguar nga një jetë që të çon në vdekje dhe të shikosh drejt zgjidhjes që të ofron Jezusi, i cili të çon drejt jetës së përjetshme. Të largohesh nga mosbesimi për të besuar në mënyrë aktive. Të mos e vendosësh më veten në vend të parë, por të vendosësh Jezusin në vend të parë. Duhet të merret një vendim i qartë për t’u larguar nga gjërat që ke besuar se të sillnin falje në të shkuarën—veprat e mira, kultura  jote,  tradita  jote  fetare,  suksesi  yt,  marrëdhëniet e tua romantike, trashëgimia jote familjare apo thjesht vetja—për t’i  besuar  dashurisë  dhe  faljes  së  Perëndisë për ty nëpërmjet Jezusit. Rrëfeja Perëndisë që nuk ke kërkuar zgjidhjen e Tij apo që nuk e ke marrë dashurinë e Tij në Jezusin. Secili nga ne duhet ta pranojë mëkatin dhe errësirën e vet para Perëndisë. Pastaj vendos që me jetën tënde do të shikosh drejt Jezusit. Ai ka zënë vendin tënd në ndëshkimin që jepet për mëkatin. Ai të ka dashur në kryq dhe e ka shtypur edhe mëkatin tënd atje.

Pastaj, duhet t’ia tregosh Jezusit. Po, lutju direkt Atij! Ai është i gjallë dhe po të dëgjon. Kërkoja Atij atë dhuratë besimi dhe forcën për të besuar. Kërkoji Atij një lindje të re prej së larti, të t’i lajë mëkatet dhe të të japë jetë të re! Thuaja Atij që ti po zbret nga froni dhe që tani i vetmi Mbret i jetës sate është Ai! Dorëzoja zemrën tënde në bindje Atij! Sigurisht, këto gjëra mund t’i thuash me fjalët e tua, por sigurohu që zemra jote është e vendosur dhe e hapur për Jezusin si mbartësi dhe falësi i mëkateve të tua!

Së fundi, ec me ndjekës të tjerë të Jezusit dhe dishepullohu (lejoji ata të të mësojnë). Lexoje Biblën dhe dëgjoji mesazhet nga Bibla që do të të mësojë familja jote e krishterë! Mëso ç‘do të thotë të pagëzohesh dhe të jesh pjesë e komunitetit tënd të krishterë!

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>