Gjoni 3:5-8
  • Jezusi u përgjigj: “Në të vërtetë, në të vërtetë po të them se, kush nuk lind nga uji dhe Fryma, ai nuk mund të hyjnë në mbretërinë e Perëndisë.
  • Ç’ka lindur nga mishi, është mish; dhe ç‘ka lindur nga Fryma, është frymë.
  • Mos u mrekullo që të thashë: ‘Duhet të lindni përsëri.’
  • Era fryn ku të dojë dhe ti ia dëgjon zërin, por nuk e di nga vjen dhe ku po shkon; kështu është edhe çdo njeri që është lindur nga Fryma.”

Ja fjalët e fundit që dëgjuam në bisedën e mesnatës mes Nikodemit dhe Jezusit:

Nikodemi: “Si ka mundësi që ti e ke këtë lidhje me Perëndinë, kurse unë jo?”

Jezusi: “Duhet të lindësh prej së larti; ti ke lindur vetëm prej njerëzores.”

Nikodemi: “Nuk mund t’i kesh me të vërtetë këto fjalë. Si mund të lindë një njeri kur është plak?”

Mund ta shikojmë Nikodemin të tregohet sarkastik dhe të mendojë sipas mënyrës tokësore. Ose ndoshta Nikodemi po fsheh diçka akoma më të thellë në jetën e tij.

Jezusi iu përgjigj Nikodemit, por Ai nuk iu përgjigj pyetjeve të tij në mënyrë tokësore. Në vend të kësaj, Jezusi i jep përgjigje të thella dhe shpirtërore dhe na fut thellë në mësime. Kur Ai thotë: “Në të vërtetë, në të vërtetë”, kjo ishte një mënyrë për të shprehur: “Nuk mund të jem më i hapur dhe më i sinqertë me ty sesa me fjalët që do të të them tani.” Perëndia do që ne ta dimë si të lindim prej së larti. Ai nuk po e fsheh.

Edhe një herë, Gjoni na prezanton me gjërat e thjeshta dhe të përditshme në tokë, për të na ndihmuar që të zbulojmë si është qielli. Të gjitha shëmbëlltyrat që Jezusi përdor nga jeta e përditshme, do të korrespondojnë me realitete më të mëdha frymërore për Atin Perëndi. Jezusi thotë se dy elementet e reja janë uji dhe Fryma, të cilat janë të dyja të nevojshme për të të dhënë lidhjen me Perëndinë—që të lindësh nga Fryma.

“Jezusi thotë se dy elementet e reja janë uji dhe Fryma, të cilat janë të dyja të nevojshme për të të dhënë lidhjen me Perëndinë

që të lindësh prej së larti.”

Le të flasim për konceptin e ujit. Çfarë bën uji për ne?

Uji bën shumë gjëra. Funksioni i tij më i rëndësishëm është që na lan dhe na pastron. Ka një rast në Bibël (në Dhiatën e Vjetër) kur këto dy fjalë janë bashkë. Nikodemi mësoi se kur Shpëtimtari (Mesia) të vinte në botë, Ai do t’u jepte ujin pastrues (faljen) dhe Frymën e Shenjtë (jetën e re) njerëzve si ti dhe unë. Jezusi po i thotë Nikodemit se koha e Mesias Shpëtimtar ka ardhur me Vetë Jezusin, me falje dhe jetë të re në Perëndinë. Ja disa nga vargjet ku u mbështet Jezusi:

[Këtu po flet Zoti] Do të lëshoj pastaj ujë të pastër mbi ju dhe do të jeni të pastër; do t’ju pastroj nga të gjitha ndyrësitë tuaja dhe nga të gjithë idhujt tuaj. Do t‘ju jap një zemër të re dhe do të shtie brenda jush një frymë të re; do të heq nga mishi juaj zemrën prej guri dhe do t’ju jap zemrën prej mishi. Do të vë brenda jush Frymën tim dhe do të bëj që ju të ecni sipas statuteve të mia, dhe ju do të respektoni dhe do të zbatoni dekretet e mia. (Ezekieli 36:25-27)

Nënvizo të gjitha veprimet që Perëndia tha se do të bënte për ne nëpërmjet Shpëtimtarit!

Nikodemi i dinte këto premtime nga Perëndia—premtime të bërë qindra vjet para se Nikodemi dhe Jezusi të takoheshin atë natë. Të kujtohet që emri i Nikodemit do të thotë “sundimtar i njerëzve”? Takimi mes Jezusit dhe Nikodemit ishte një takim mes dy sundimtarëve, dy mbretërve. Nikodemi beson se ai është sundimtari i njerëzve në tokë dhe që është i lidhur me Perëndinë në qiell.

Megjithatë, sundimtari i vërtetë (Mbreti) i qiellit është përballë tij, duke thënë: “Jo, Niko, ti ke lindur nga mishi (vargu 6) dhe je pjesë vetëm e mbretërisë së tokës, jo e asaj të Perëndisë. Duhet të lindësh nga Fryma. Nuk e ke jetën e Perëndisë brenda teje. Nuk mund ta shpëtosh dot veten me veprat që bën. Mos u mrekullo që të thashë—duhet të lindni përsëri (vargu 7).”

Si mendon, çfarë mund të jetë duke menduar apo ndier Nikodemi në këtë pikë të bisedës?

Në atë çast, Jezusi foli për erën. Shiko vargun 8! Këtu ka diçka tjetër që e përjetojmë të gjithë në jetën e përditshme. Deri më tani, Jezusi na ka mësuar për Perëndinë dhe qiellin nëpërmjet koncepteve të lindjes, jetës, ujit, pastrimit dhe erës.

Deri më tani, Jezusi na ka mësuar për Perëndinë dhe qiellin nëpërmjet koncepteve të lindjes, jetës, ujit, pastrimit dhe erës.

Le të flasim për konceptin e erës! Çfarë bën era? Mund ta  shikosh dhe ta kontrollosh erën?

Era është “e egër”, apo jo? Duket se ka mendje më vete. Vini re se si Jezusi nuk e lidh erën me ndjenjat tona, edhe pse ato ngrihen e ulen si era. Jezusi nuk e krahason erën me të gjithë ne, por Ai thotë: “Fryma e Perëndisë është si era. Fryma vjen në jetët e njerëzve, por nuk bazohet te personi i tyre. Dhe kur vjen në jetën e dikujt, mund t’i dallosh efektet e erës në jetën e tyre. Dikur ata ishin të ngurtë dhe të pajetë, tani janë të gjallë dhe lëkunden nga fryn era.”

Shiko jetën e Nikodemit—plot me rregulla, tradita dhe krenari. Shiko edhe jetën tënde! Mund ta dallosh ndikimin e “erës së Perëndisë” të fryjë në zemrën tënde, ashtu si tha Jezusi? Apo jeta jote është boshe dhe e heshtur përbrenda, pavarësisht sa i angazhuar apo i rëndësishëm mund të jesh nga jashtë?

Në fund, kjo duhet të ketë kuptim të mirëfilltë për Nikodemin.

Në gjuhën origjinale, në të cilën ata flisnin, fjala për “erë” është e njëjta fjalë si për “frymë” (ruach). Fryma e Perëndisë i bën të gjitha këto gjëra për të na sjellë në familjen e Perëndisë. Vetëm Fryma e Perëndisë na sjell te Jezusi. Dhe vetëm Fryma e Perëndisë na sjell faljen e Jezusit. Kështu lindim prej së larti dhe kemi lidhje të drejtpërdrejtë me Perëndinë.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>