Arrin ta dëgjosh Jezusin sërish, ndërsa ai i flet Nikodemit? Ai i thotë: “Niko, më dëgjo! Po t’i them këto gjëra, se i kam përjetuar vetë. Po t’i sjell drejpërdrejt nga qielli, sepse që andej po vij. Vetëm një njeri mund të hyjë dhe të dalë nga prania e Perëndisë. Ai njeri jam unë.” Pse duhet ta besojë Nikodemi Jezusin? Se Ai është i vetmi që ka zbritur nga qielli dhe është kthyer sërish atje. Kjo është një e vërtetë e mahnitshme. Do të thotë se shërbesa e Jezusit ishte ta hapte qiellin për ne. Ai nuk e braktisi qiellin. Atë nuk e përzunë që atje. Jo, Ai u zgjat nga qielli dhe na mori me vete, që të mund të jemi me Të. John Calvin, në vitet 1500, e tha shumë mirë: “Krishti, i cili është në qiell, mori trajtë njerëzore që duke na e zgjatur dorën vëllazërore, të mund të na ngrinte edhe ne në qiell me Veten.”
Nikodemi ka mbetur pa fjalë, sepse në librin e Danielit, kapitulli 7, vargu 13, në Dhiatën e Vjetër, Danieli na tregon një tablo nga qielli për dikë të përsosur, i cili do të afrohej dhe do të shkonte në praninë e Perëndisë në qiell. Emri i tij do të ishte “Biri i njeriut”—pikërisht ashtu si e quan Jezusi Veten para Nikodemit. Nikodemi do ta ketë kërkuar Birin e përsosur të njeriut, ndërsa do të ketë dhënë mësim shumë herë mbi profecinë e Danielit.
Cila është përshtypja jote për fjalët që sapo ka thënë Jezusi?
Çfarë bëri Jezusi që nuk mund ta bënte dot askush tjetër?