Gjoni 3:14-15
- Dhe ashtu si Moisiu e ngriti gjarprin në shkretëtirë, kështu Shiko dhe jeto duhet të ngrihet lart Biri i njeriut,
- që të gjithë që besojnë në të, të mos humbasin, por të kenë jetën e përjetshme.
Kur vijmë te vargu 14, kemi arritur në një pikë në histori ku Jezusi i tregon Nikodemit kuptimin e një historie të Dhiatës së Vjetër në një rresht të vetëm. Nikodemi do ta kishte ditur historinë e saktë për të cilën po fliste Jezusi, sepse ai e kishte studiuar shumë herë. Dhe tani që Jezusi po e tregonte këtë histori për Veten, ai rresht do ta ketë tronditur shumë Nikodemin.
Ndërsa ne, kur lexojmë për gjarprin që ngrihet lart nga Moisiu në shkretëtirë, ftohemi nga Gjoni, shkrimtari, që të kthehemi pas dhe ta rilexojmë këtë episod (ose ta lexojmë për herë të parë).
Lexues, nëse ti ke pak durim dhe e bën udhëtimin me ne pas në kohë, ti mund të përjetosh të njëjtën mrekulli dhe habi që përjetoi Nikodemi atë natë me Jezusin. Në këtë histori, i fuqishëm është fakti që Jezusi po thotë: “Edhe pse kjo histori ndodhi në Dhiatën e Vjetër, ajo flet për Mua dhe jetën Time sot. Dhe kur ta shikosh dhe ta kuptosh se përse ndodhi historia në këtë mënyrë, si do të reagosh?”
Atëherë, ja cila është historia! Kthehemi pas te libri i Numrave, që na liston cilët ishin paraardhësit e Izraelit dhe si e përjetuan udhëtimin 40-vjeçar nëpër shkretëtirë me Perëndinë.
Ndonjëherë ai udhëtim ishte i mrekullueshëm dhe Perëndia u kujdes për ata gjatë gjithë rrugës. Ndonjëherë ai udhëtim ishte i tmerrshëm, sepse, edhe pse Perëndia kujdesej për ta, njerëzit nuk e besonin atë që Perëndia thoshte nëpërmjet Moisiut apo t’i zinin besë Atij si Ati i Mirë, Qiellor.
Para se të zhytemi sërish te tregimi me Moisiun, merr pak kohë për të mësuar dy gjëra të rëndësishme për vargun 14 të pasazhit tonë. Mbaji mend ato, në mënyrë që të mund të bësh lidhjen me historinë në Dhiatën e Vjetër: “Dhe ashtu si Moisiu e ngriti gjarprin në shkretëtirë, kështu do të ngrihet lart Biri i njeriut.”
Së pari, duhet të dish se Moisiu bëri një gjarpër prej bronzi. Ajo skulpturë prej bronzi ishte mënyra për t’i dhënë shërim të ri dhe jetë fizike Izraelit.
“Skulptura e bronzit ishte mënyra për t’i dhënë shërim të ri dhe jetë fizike Izraelit.”
Së dyti, fjalët kyç “e ngriti” përsëriten dy herë dhe e lidhin atë episod me Jezusin.
Ç’jetë do të sillte Ai? Kur “u ngrit” Jezusi? (Mos u shqetëso nëse nuk mund t’u japësh dot përgjigje këtyre dy pyetjeve tani. Do të arrish t’u përgjigjesh në fund të këtij mësimi.)
Të lutem, lexo pasazhin nga Numrat 21:4-9 më poshtë dhe shiko mos arrin ta bësh lidhjen, ashtu si bëri Nikodemi:
4 Pastaj bijtë e Izraelit u nisën nga mali i Horit dhe u drejtuan nga Deti i Kuq, për t’i ardhur qark vendit të Edomit; dhe populli u
dëshpërua për shkak të rrugës. 5 Populli, pra, foli kundër Perëndisë, kundër Moisiut, duke thënë: “Pse na nxorët nga Egjipti që të vdesim në këtë shkretëtirë? Sepse këtu nuk ka as bukë, as ujë, na vjen neveri për këtë ushqim të keq.” 6 Atëherë ZOTI dërgoi midis popullit gjar- prinj flakërues, të cilët kafshonin njerëzit dhe shumë izraelitë vdiqën. 7 Dhe kështu populli shkoi te Moisiu dhe i tha: “Kemi mëkatuar, sepse kemi folur kundër ZOTIT dhe kundër teje; lutju ZOTIT që të largojë nga ne këta gjarpërinj.” Dhe Moisiu u lut për popullin.
8 Pastaj ZOTI i tha Moisiut: “Bëj një gjarpër flakërues dhe vëre mbi një shtizë; kështu çdo njeri që do të kafshohet prej tij dhe do ta shi- kojë, ka për të jetuar.” 9 Moisiu bëri atëherë një gjarpër prej bronzi dhe e vuri mbi një shtizë dhe ndodhte që, kur një gjarpër kafshonte dikë, në rast se ky shikonte gjarprin prej bronzi, ai vazhdonte të jetonte.
Pse i dërgon Zoti gjarpërinjtë në kamp?
Dikur ishte një gjarpër tjetër që foli kundër Zotit. E dini ku ndodhi kjo histori? Cila ishte pasoja e atij “pickimi” gjarpri?
Kur Moisiu iu lut Zotit për popullin, cila ishte zgjidhja që Zoti dha për ata në vargun 8?
Në rreshtin e fundit të vargut 9, cilat ishin dy gjërat e nevoj- shme që u duheshin njerëzve për t’u shëruar?
A po i bën lidhjet se përse Jezusi i referohet kësaj ndodhie në Dhiatën e Vjetër kur flet me Nikodemin? Populli i Izraelit po fliste kundër Perëndisë dhe përfaqësuesit të Tij, Moisiut. Në pasazhin tonë te Gjoni, kemi Jezusin—përfaqësuesin e Perëndisë—dhe popullin e Izraelit (Nikodemin), i cili mund të zgjidhte ta dëgjonte ose ta refuzonte Atë, ashtu si kishin bërë etërit e tij me Moisiun.
Më sipër zbulove zgjidhjen që dha Perëndia për shërimin e njerëzve. Kalo disa minuta duke menduar se cila ishte zgjidhja e Tij. Më poshtë kemi përfshirë një ilustrim.
Duke parë ilustrimin, cilin sinjal për të ardhmen mund të shi- kosh, sinjal që Perëndia po ia jepte botës dhe Nikodemit?
Moisiu i kërkoi mëshirë Perëndisë. Perëndia i tha që të bënte një gjarpër prej bronzi dhe ta vendoste mbi një shtizë, që njerëzit të mund ta shikonin. Kur njerëzit e shikonin, shpëtoheshin nga helmi. Nëse nuk pranonin ta dëgjonin Moisiun (njeriun që Perëndia u dërgoi) dhe nuk pranonin ta shikonin gjarprin, ata do të vdisnin.
“Nëse nuk pranonin ta dëgjonin Moisiun dhe nuk pranonin ta shikonin gjarprin, ata do të vdisnin.”
Gjarpri prej bronzi mbi një shtizë në formë kryqi do të ishte simbol për të ardhmen, kur një ditë, nëpërmjet flijimit në kryq, ligësia e gjarprit të parë (satanit) do të shtypej plotësisht. Shtypësi i gjarprit do të ishte Jezusi.
T’i hedhim një vështrim më të thellë! Për izraelitët si Nikodemi, drejtuesi i lashtë profet, Moisiu, përfaqësonte Ligjin e Perëndisë, sepse Zoti ia dha Ligjin e Tij Izraelit nëpërmjet Moisiut. Ligji i Zotit është i përsosur (edhe sot e kësaj dite) dhe nuk ndryshon kurrë. Zoti ia dha Ligjin Izraelit që ai t’i bindej, por ata nuk u bindën dhe u “pickuan” nga helmi i mëkatit—siç ndodhi me Adamin dhe Evën, dhe gjarprin e parë. Të gjithë ne jemi pickuar nga mëkati helmatisës, sepse asnjëri nga ne nuk e ka zbatuar Ligjin e Zotit në mënyrë të përsosur. Nikodemi po u mësonte njerëzve që të përpiqeshin më shumë, por Jezusi po thoshte: “Jo, shikoni dhe jetoni!”
Nikodemi po u mësonte njerëzve që të përpiqeshin më shumë, por Jezusi po thoshte:
“Jo, shikoni dhe jetoni!”
Përfytyroje pak tablonë! Moisiu—Ligji i Zotit—po ecën nëpër kamp dhe po tregon cila është zgjidhja. Ligji e tregon si do të vijë shërimi për ata që e shkelin atë (ligjin). Moisiu po u bënte thirrje njerëzve, po u përgjërohej, ta ngrinin vështrimin lart; të shikonin gjarprin e varur në shtizë. Pastaj ai e ngriti shtizën në ajër, që të gjithë të mund ta shikonin, ndërsa ecte në botën e tyre.
Moisiu nuk mund t’i shpëtonte dot njerëzit nga mëkati, as t’i ndalonte që të mos e shkelnin Ligjin e Zotit. Në vend të kësaj, Ligji i Zotit (dhënë nëpërmjet Moisiut) e ngre përgjigjen (dhënë te Jezusi) për pickimin e gjarprit (mëkatin) mbi një kryq (shtizë) si flijim (gjarpri prej bronzi), ku helmi i mëkatit dhe vdekjes u hoq tej. Ç’tablo e bukur!
A mund ta përfytyrosh këtë tablo? Mos harro të flasësh për të me mikun që po e bën këtë studim me ty!
Ç’sfidë mendon se po i jepte Jezusi Nikodemit në këtë pikë?
Nikodemi nuk e kupton se ai është i pickuar nga gjarpri, njëlloj si paraardhësit e tij. Te vargu 11, Jezusi thotë se Niko dhe farisenjtë e tjerë nuk po pranojnë ta dëgjojnë Jezusin, Atë që do të ngrihet si flijimi i ri dhe shpëtimi për ta! Jezusi po e sfidonte Nikodemin që të shikonte te lindja e re, ashtu siç u urdhëruan izraelitët e lashtë që të ktheheshin nga gjarpri prej bronzi për të marrë jetë të re. Nikodemi duhej të shikonte dhe të jetonte, kjo vlen edhe për ty.
Cila është fjala vepruese në këtë varg? Cili është rezultati që Jezusi premton?
Nikodemi duhej të shikonte dhe të jetonte, kjo vlen edhe për ty.
Tani shiko vargun 15—që të gjithë që besojnë në të, të mos humbasin, por të kenë jetën e përjetshme.
Ata që besojnë, do të marrin gjithashtu menjëherë në këtë jetë, si ata që u shëruan në shkretëtirë. Ata marrin jetën e përjetshme nga Perëndia—të njëjtën jetë të ringjallur që mori Jezusi kur u ngrit prej së vdekurish, përfshirë edhe faljen dhe pranimin e Tij të plotë!
Ç’do të thotë të besosh? Do të thotë se kur e dëgjon mesazhin e Perëndisë për Lajmin e Mirë të dhënë nga Jezusi, të Cilin Ai e dërgoi tek ti, zemra jote i thotë “PO” atij mesazhi dhe ti i beson vetëm Jezusit. Besimi i vërtetë te Perëndia do të thotë të mos besosh në një sistem, në një familje, në një kulturë, në një aktivitet fetar apo në mirësinë tënde. Çdo gjë që është larg Krishtit të “bën ta shohësh me përçmim dhe të shohësh larg” nga zgjidhja që Perëndia i dha vdekjes. Më mirë ejani te Biri i Tij—te zgjidhja e Vetme—Jezu Krishti, dhe “ngrini kokën lart dhe jetoni”.
Çfarë mësove diçka befasuese nga ky mësim?
Cila është pyetja apo dyshimi më i madh që mund të kesh në këtë pikë të studimit?
Mendon se kjo pyetje apo dyshim nuk po të lejon “të shikosh drejt Jezusit dhe të jetosh”?