Ardhja e dytë e Krishtit

Dhiata e Re na mëson qartë se ardhja e parë e Krishtit do të pa- sohet nga e dyta. Jezusi e përmendi kthimin e vet më tepër se një herë (Mat. 24:30; 25:19; 26:64; Gjoni 14:3), engjëjt ua kujtuan dishepujve, pasi Krishti u ngjit në qiell (Veprat 1:11) dhe letrat flasin në mënyrë të përsëritur për të (Fil. 3:20; 1 Thes. 4:15-16; 2 Thes. 1:7, 10; Tit./Titit 2:13; Heb. 9:28).

1.Ngjarjet e mëdha që i paraprijnë ardhjes së dytë. Sipas Shkrimeve, kthimit të Krishtit do t’i paraprijnë një sërë ngjarjesh të rëndë- sishme.

  • Thirrja e johebrenjve. Ungjilli i mbretërisë u duhet predi- kuar gjithë kombeve përpara ardhjes së Krishtit (Mat. 24:14; Marku 13:10; Rom. 11:25). Kjo do të thotë se kombet, në tërë- si, duhet të jenë ungjillëzuar kaq tërësisht, saqë ungjilli të bëhet fuqi në jetën e njerëzve, një shenjë që bën thirrje për vendim.
  • Kthimi i numrit të plotë të Izraelit. 2 Kor. 3:15 dhe Rom. 11:25-29 përmendin kthimin në besim të Izraelit, dhe pasazhi i Romakëve duket se e lidh këtë me fundin e kohëve. Disa men- dojnë se këto pasazhe mësojnë se Izraeli në tërësi, pra, Izraeli si komb, më në fund, do të kthehet te Zoti. Mirëpo ka më tepër gjasa që shprehja “gjithë Izraeli”, te Romakëve 11:26, të nënkup- tojë thjesht numrin e plotë të të zgjedhurve nga populli i lashtë i besëlidhjes. Gjithsesi, pasazhi në tërësi duket se nënkupton që, në fund, një numër i madh nga Izraeli do t’i kthehet Zotit.
  • Femohimi i madh dhe mundimi i madh. Bibla mëson në mënyrë të përsëritur se, nga fundi i kohës, do të ndodhë një rënie e madhe nga besimi. Ligësia do të rritet dhe dashuria e shumë vetëve do të ftohet (Mat. 24:12; 2 Thes. 2:3; 2 Tim. 3:1-7; 4:3-4). Ndyrësia, e cila do të rritet në maksimum, do të çojë në një mundim të tmerrshëm: “i tillë që nuk ka ndodhur asnjëherë nga fillimi i botës deri tani, madje, s’do të ndodhë më kurrë” (Mat. 24:21). Po të mos shkurtoheshin ato ditë, asnjë mish nuk do të mund të shpëtohej; por do të shkurtohen për hir të të zgjedhurve.
  • Ardhja e antikrishtit. Fryma e antikrishtit ishte e prani- shme që në epokën apostolike (1 Gjon 4:3), madje ishin shfaqur shumë antikrishtër (1 Gjon 2:18). Por Bibla na shtyn të presim që, në fund të kohës, do të spikasë një individ i vetëm, si mishërim i çdo ligësie, “njeriu i mëkatit”, “biri i humbjes, kundërshtari, ai që ngre veten lart mbi gjithçka që quhet Perëndi ose objekt adhurimi, aq sa të ulet në tempullin e Perëndisë si perëndi, duke e paraqitur veten se është perëndi” (2 Thes. 2:3-4).
  • Shenjat dhe mrekullitë. Bibla përmend dhe shenja të mah- nitshme që do të shënojnë fillimin e fundit. Do të ketë luftëra, zi buke dhe tërmete në vende të ndryshme, të cilat quhen fillimi i dhimbjeve të lindjes dhe do të pasohen nga rilindja e universit; do të ketë dhe shenja të frikshme në qiell, kur do të tronditen dhe forcat qiellore (Mat. 24:29-30; Marku 13:24-25; Lu. 21:25-26).
  • 2.Vetë ardhja e dytë. Pas këtyre shenjave, Biri i Njeriut do të shi- het duke ardhur me retë e qiellit.
    • Koha e ardhjes së Tij. Disa besojnë se ardhja e Krishtit është e afërt, pra, mund të ndodhë në çdo kohë. Por Bibla na 
    • mëson se ngjarjet dhe shenjat e përmendura në paragrafët e më- sipërm, duhet t’i paraprijnë kthimit të tij. Nga pikëvështrimi i Perëndisë, ardhja e Krishtit është gjithmonë afër (Heb. 10:25; Isa. 5:9; 1 Pjet. 4:5), por askush s’mund të përcaktojë kohën e saktë, madje as engjëjt, dhe as vetë Biri i Njeriut (Mat. 24:36).Mënyra e ardhjes së Tij. Personi i Krishtit do të kthehet. Ai ka ardhur tashmë në Frymë në ditën e Rrëshajëve, por do të kthehet me trup, në mënyrë që ta shohin njerëzit (Mat. 24:30; 26:64; Veprat 1:11; Tit. 2:13; Zbu. 1:7). Ndonëse ardhjes së tij do t’i paraprijnë një sërë shenjash, ajo do të jetë e papritur dhe do t’i kapë njerëzit pa mendje (Mat. 24:37-44; 25:1-12; 1 Thes. 5:2-3; Zbu. 3:3). Për më tepër, do të jetë një ardhje e lavdishme dhe triumfale. Retë e qiellit do t’i shërbejnë si koçi lufte (Mat. 24:30), engjëjt si truproja (2 Thes. 1:7), kryeengjëjt si lajmë- tarë (1 Thes. 4:16) dhe shenjtorët e Perëndisë si shoqërues të lavdishëm (1 Thes. 3:13; 2 Thes. 1:10).Synimi i ardhjes së Tij. Krishti do të kthehet për të inaugu- ruar epokën e re, gjendjen e përjetshme të gjërave dhe këtë do ta bëjë nëpërmjet dy ngjarjesh të jashtëzakonshme, ringjalljes dhe gjykimit përfundimtar (Gjoni 5:25-29; Veprat 17:31; Rom. 2:3-16; 2 Kor. 5:10; Fil. 3:20-21; 1 Thes. 4:13-17; 2 Pjet. 3:10-13;Zbu. 20:11-15; 22:12).

3.Çështja e mijëvjeçarit. Disa besojnë se ardhja e dytë e Krishtit do të paraprihet ose do të pasohet nga një mijëvjeçar.

  • Postmilenializmi. Postmilenializmi mëson se ardhja e dytë e Krishtit do të vijë pas mijëvjeçarit. Mijëvjeçari pritet gjatë ren- dit të ungjillit (në të cilin po jetojmë tani) dhe, në fund të tij, do të shfaqet Krishti. Pritshmëria e kësaj pikëpamjeje është se, në fund, ungjilli do të bëhet shumë më i frytshëm sesa tani dhe do të sjellë një periudhë drejtësie, paqeje dhe bekimesh të pasura shpirtërore. Në kohën tonë, disa presin, madje, që ky do të jetë  rezultati madhështor i një procesi tërësisht të natyrshëm evolu- tiv. Mirëpo gjithë kjo ide nuk duket se përputhet me atë që na tregon Bibla, në lidhje me femohimin e madh nga fundi i kohës.
  • Premilenializmi. Sipas kësaj pikëpamjeje, kur të rikthehet, Krishti do të rivendosë mbretërinë e Davidit në tokë dhe do të mbretërojë në Izrael për njëmijë vjet. Kjo teori bazohet në një interpretim literalist të profetëve dhe të Zbulesës 20:1-6. Ajo e shndërron mbretërinë e Perëndisë në një mbretëri tokësore dhe kombëtare, kurse Dhiata e Re e paraqet si shpirtërore dhe mbarëbotërore, një mbretëri që ekziston, madje që tani (Mat. 11:12; 12:28; Lu. 17:21; Gjoni 18:36-37; Kol. 1:13). Dhiata e Re s’e njeh aspak këtë lloj mbretërie tokësore dhe të përkohshme të Krishtit, por flet vetëm për mbretërinë e tij qiellore (2 Tim. 4:18) dhe të përjetshme (2 Pjet. 1:11). Për më tepër, kjo teori e kërkon mbështetjen kryesore në një pasazh të vetëm (Zbu. 20: 1-6), i cili paraqet një skenë në qiell dhe nuk përmend fare ju- denjtë, mbretërinë tokësore dhe kombëtare, as tokën e Palestinës, si vendi ku do të mbretërojë Jezusi.
  • Mësoni përmendësh. Pasazhe të Shkrimit që provojnë këto mësime:

    a.Thirrja e johebrenjve:

    Mateu 24:14. “Dhe ky ungjill i mbretërisë do të predikohet në gjithë botën si një dëshmi për gjithë kombet, dhe atëherë do të vijë mbarimi”.

    Romakëve 11:25-26a. “Sepse nuk dua, o vëllezër, që ju të mos e dini këtë mister që të mos mbaheni për të mençur se i ndodhi një ngurtësim i pjesshëm Izraelit derisa të ketë hyrë tërësia e jo- hebrenjve, dhe kështu mbarë Izraeli do të shpëtohet”.

    b.Kthimi i Izraelit:

    Romakëve 11:2. Krahaso me pikën a. më sipër.2 Korintasve 3:15-16. “Por deri më sot, sa herë lexohet Moi- siu, një mbulsë mbetet mbi zemrat e tyre. Por kur Izraeli të kthe- het te Zoti, mbulesa do të hiqet”.

    c.Femohimi i madh dhe mundimi i madh:

    Mateu 24:9-13. “Atëherë do t’ju dorëzojnë në mundime dhe do t’ju vrasin; dhe të gjithë kombet do t’ju urrejnë për shkak të emrit tim. Dhe atëherë shumë do të skandalizohen, do ta tradh- tojnë njeri-tjetrin dhe do të urrejnë njeri-tjetrin. Dhe do të ngrihen shumë profetë të rremë, dhe do të mashtrojnë shumë njerëz. Dhe, duke qenë se paudhësia do të shumohet, shumëkujt do t’i ftohet dashuria; por ai që do të ngulmojë deri në fund do të shpëtohet”. Mateu 24:21-22. “Sepse atëherë do të ketë një mundim aq të madh, sa nuk ka ndodhur që nga krijimi i botës e deri më sot, dhe as nuk do të ketë më kurrë! Dhe, po të mos shkurtoheshin ato ditë, asnjë mish nuk do të shpëtonte; por për shkak të të zgjedhurve, ato ditë do të shkurtohen”.

    d.Zbulimi i antikrishtit:

    2 Thesalonikasve 2:8-9. “Dhe atëherë do të zbulohet ky i paudhë, të cilin Zoti do ta zhdukë me hukatjen e gojës së tij dhe do ta asgjësojë me të dukurit e ardhjes së tij. Ardhja e atij të paudhi do të bëhet sipas veprimtarisë së Satanit, me çdo vepër të fuqishme, shenja dhe mrekulli të rreme”.

    1 Gjon 2:18a, 22. “Fëmijë, është ora e fundit. Dhe, sikurse e dëgjuat, që antikrishti vjen,… Kush është gënjeshtari, veçse ai që mohon se Jezusi është Krishti? Ai është antikrishti që mohon Atin dhe Birin”.

    e.Ardhja e dytë e Krishtit:

    Mateu 24:44. “Prandaj edhe ju jini gati, sepse Biri i njeriut do të vijë në atë orë kur ju nuk mendoni”.

    Filipianëve 3:20. “Sepse qytetaria jonë është në qiejt, prej nga edhe presim me durim Shpëtimtarin, Zotin Jezu Krisht”.

    Titit 2:13. “Duke pritur shpresën e lume dhe të shfaqurit e lav- disë së të madhit Perëndi dhe të Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}