Perëndia na e zbulon veten jo vetëm nëpërmjet emrave, por edhe cilësive të tij, pra, nëpërmjet përsosmërive të Qenies hyjnore. Zakonisht këto ndahen në cilësi të pakomunikueshme dhe në cilësi të komunikueshme.1 Asnjë grimcë e cilësive të pakomuni- kueshme nuk gjendet te krijesa; ndërsa cilësitë e komunikueshme gjenden në njëfarë mase edhe te krijesa.

1.Cilësitë e pakomunikueshme. Këto theksojnë dallimin absolut mes Perëndisë dhe krijesës, dhe përfshijnë pikat e mëposhtme:

  • Pavarësia ose vetekzistenca e Perëndisë. Kjo do të thotë se Perëndia e gjen shkakun e ekzistencës te Vetvetja dhe, në dallim nga njeriu, nuk varet nga asgjë jashtë vetes. Ai është i pavarur në Qenien, virtytet dhe veprimet e veta dhe bën që gjithë krije- sat të varen prej tij. Kjo ide mishërohet në emrin Jahve dhe gjen shprehje në pasazhet e mëposhtme: Psa. 33:11; 115:3; Isa. 40:18

1 Fjala “i komunikueshëm” do të thotë thjesht “i përçueshëm” (ndërsa “i pakomunikue- shëm” do të thotë “i papërçueshëm”). Pra, disa cilësi të Perëndisë janë të përçueshme edhe te njerëzit; ndërsa disa cilësi të tij janë të papërçueshme te krijesa, pra, i përkasin vetëm Perëndisë (shënim i përkthyesit).

E më tej; Dan. 4:35; Gjoni 5:26; Rom. 11:33-36; Veprat 17:25;

Zbu. 4:11.

  • Pandryshueshmëria e Perëndisë. Shkrimi na mëson se Perëndia është i pandryshueshëm. Ai është përjetë i njëjti në Qenien dhe përsosmëritë hyjnore, si dhe në synimet dhe prem- timet e veta (Num. 23:19; Psa. 33:11; 102:27; Mal. 3:6; Heb. 6:17; Jak. 1:17). Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se Perëndia është i palëvizshëm. Bibla thotë se ai vjen e shkon, fshihet dhe zbulo- het. Po kështu, na thuhet se ai ndërron mendje, por duket qartë se kjo është një mënyrë njerëzore për të përshkruar Perëndinë (Eks. 32:14; Jona 3:10) dhe në realitet tregon ndryshim te njeriu në lidhje me Perëndinë.
  • Pafundësia e Perëndisë. Kjo do të thotë se Perëndia nuk u nënshtrohet kufizimeve. Si term, pafundësia e tij përdoret në më tepër se një kuptim. E parë në lidhje me qenien e tij, ajo mund të quhet përsosmëria absolute e tij. Ai është i pakufishëm në njo- huri dhe urtësi, në mirësi dhe dashuri, në drejtësi dhe shenjtëri (Jobi 11:7-10; Psa. 145:3). E parë në lidhje më kohën, ajo mund të quhet përjetësia e tij. Ndonëse zakonisht kjo përshkruhet në Shkrim si një kohëzgjatje e pafundme (Psa. 90:2; 102:12), në realitet nënkupton se ai është përtej kohës dhe, si rrjedhojë, nuk u nënshtrohet kufizimeve të saj. Për Perëndinë ekziston vetëm e tashmja e përjetshme, jo e shkuara apo e ardhmja. E parë në lidhje me hapësirën, ajo quhet pamatësia e tij. Ai është i pra- nishëm kudo, banon në gjithë krijesat e tij dhe mbush çdo pikë të hapësirës, por nuk kufizohet asnjëherë prej saj (1 Mbret. 8:27; Psa. 139:7-10; Isa. 66:1; Jer. 23:23, 24; Vep. 17:27, 28).
  • Thjeshtësia e Perëndisë. Kur përdorim fjalën “thjeshtësi” për Perëndinë, themi se ai nuk përbëhet nga pjesë të ndryshme, siç përbëhet njeriu nga trupi dhe shpirti, dhe për këtë arsye, nuk i nënshtrohet ndarjes. Tre personat e Hyjnisë nuk janë pjesë të ndryshme prej së cilave përbëhet qenia hyjnore. Gjithë qenia e Perëndisë i përket secilit prej këtyre Personave. Prandaj, mund të themi se Perëndia dhe cilësitë e tij janë një, dhe se ai është jetë, dritë, dashuri, drejtësi, e vërteta, e kështu me radhë.
  • 2.Cilësitë e komunikueshme. Këto janë cilësitë, ngjasimi i të cilave gjendet edhe te njeriu. Megjithatë, duhet patur parasysh se ajo që shohim te njeriu është vetëm një përngjasim i fundmë (i kufizuar) dhe i papërsosur i asaj që është e pafundme (e pakufizuar) dhe e përsosur te Perëndia. Këtu shohim këto cilësi:

    • Njohuria e Perëndisë. Kjo është ajo përsosmëri e Perëndisë përmes së cilës ai, në mënyrë unike, njeh veten dhe gjithë gjërat e mundshme dhe aktuale. Perëndia e ka këtë njohuri në vetvete dhe nuk e përfton nga jashtë. E ka gjithmonë të plotë dhe gjith- monë të pranishme në mendje. Dhe, për shkak se kjo njohuri është gjithëpërfshirëse, quhet gjithëdije. Ai di gjithçka të shkuar, të tashme dhe të ardhshme, madje, jo vetëm gjërat që kanë ekzis- tencë reale, por edhe ato që janë thjesht të mundshme (1 Mbret. 8:29; Psa. 139:1-16; Isa. 46:10; Ezek. 11:5; Veprat 15:18; Gjoni 21:17; Heb. 4:13.).
    • Urtësia e Perëndisë. Urtësia është aspekt i njohurisë së tij. Është ai virtyt i Perëndisë që shfaqet në përzgjedhjen e synimeve të denja dhe në zgjedhjen e mënyrave më të mira për realizimin e atyre synimeve. Synimi përfundimtar, të cilit ai i nënshtron gjithçka, është lavdia e vet (Rom. 11:33; 1 Kor. 2:7; Efe. 1:6, 12, 14; Kol. 1:16).
    • Mirësia e Perëndisë. Perëndia është i mirë, pra, është për- sosmërisht i shenjtë në vetvete. Por nuk është kjo mirësia që kemi parasysh këtu. Në këtë pikë, ne po flasim për mirësinë hyjnore që e zbulon veten në gjërat e mira që u bën të tjerëve. Është ajo për- sosmëri që e nxit Perëndinë të trajtojë me dashamirësi dhe zemër- gjerësi gjithë krijesat e tij. Bibla e përmend në mënyrë të përsëritur (Psa. 36:6; 104:21; 145:8, 9, 16; Mat. 5:45; Veprat 14:17).
    • Dashuria e Perëndisë. Shpesh ajo është quajtur cilësia më kryesore e Perëndisë, por nuk mendoj se duhet konsideruar si më kryesore se përsosmëritë e tjera të Perëndisë. Për shkak të saj, ai gëzohet në përsosmëritë e veta dhe në njeriun, si pasqyrim i shëmbëlltyrës së tij. Ajo mund të gjykohet nga pikëvështrime të ndryshme. Dashuria e pamerituar e Perëndisë, e cila shfaqet në faljen e mëkatit, quhet hir (Efe. 1:6, 7; 2:7-9; Tit. 2:11). Ndërsa dashuria që çliron nga mjerimi ata që mbartin pasojat e mëkatit, njihet si mëshira ose dashamirësia e tij (Lu. 1:64, 72, 78; Rom. 15:9; 9:16, 18; Efe. 2:4). Dhe, kur kjo dashuri duron mëka- tarin që nuk u vë veshin udhëzimeve dhe paralajmërimeve të Perëndisë, quhet durim ose zemërgjerësi (Rom. 2:4; 9:22; 1 Pjet. 3:20; 2 Pjet. 3:16).
    • Shenjtëria e Perëndisë. Pikësëpari, kjo është ajo përsosmëri hyjnore përmes së cilës ai dallohet në mënyrë absolute nga gjithë krijesat e veta dhe lartësohet mbi ta në madhështi të pamasë (Eks. 15:11; Isa. 57:15). Por, së dyti, shenjtëria nënkupton fak- tin se ai është i lirë nga çdo papastërti morale ose mëkat dhe, si rrjedhojë, është i përsosur moralisht. Në prani të Perëndisë së shenjtë, njeriu bëhet thellësisht i vetëdijshëm për mëkatin (Jobi 34:10; Isa. 6:5; Hab. 1:13).
    • Drejtësia e Perëndisë. Kjo është ajo përsosmëri përmes së cilës ai ruan statusin e tij si i Shenjtë, përkundër çdo shkeljeje të shenjtërisë së tij. Për shkak të saj, ai kryen drejtimin moral të botës dhe e detyron njeriun që t’i nënshtrohet një ligji të shenjtë, duke shpërblyer bindjen dhe duke ndëshkuar mosbindjen (Psa. 99:4; Isa. 33:22; Rom. 1:32). Drejtësia e Perëndisë që shfaqet në dhënien e shpërblimeve quhet drejtësi shpërblyese; ndërsa ajo që shfaqet në dhënien e ndëshkimit njihet si drejtësi shpaguese. Në fakt, e para është shprehje e dashurisë së tij, ndërsa e dyta, e zemërimit të tij.
    • Vërtetësia e Perëndisë. Kjo është ajo përsosmëri e Perëndisë, për shkak të së cilës ai është i vërtetë në qenien e tij të brendshme, në zbulesën e tij, dhe në marrëdhënien me popullin e tij. Ai është Perëndia i vërtetë përkundër idhujve, i njeh gjërat siç janë në të vërtetë dhe është besnik në përmbushjen e premtimeve të tij. Nga ky pikëvështrim i fundit, kjo cilësi njihet edhe si besnikëria e Perëndisë (Num. 23:19; 1 Kor. 1:9; 2 Tim. 2:13; Heb. 10:23).
    • Sovraniteti i Perëndisë. Kjo mund të shqyrtohet nga dy pikëvështrime të ndryshme: vullneti i tij sovran dhe fuqia e tij sovrane. Vullneti i Perëndisë përshkruhet nga Bibla si shkaku absolut i gjithçkaje (Efe. 4:11; Zbu. 4:11). Në bazë të Ligjit të Përtërirë 29:29, zakonisht, teologët bëjnë dallimin mes vullne- tit të fshehtë dhe të zbuluar të Perëndisë. I pari është vullneti i dekretit të Perëndisë, i cili është i fshehur në Perëndinë dhe mund të njihet vetëm nga efektet, ndërsa i dyti është vullneti i parimeve të tij, i cili zbulohet në ligj dhe në ungjill. Vullneti i Perëndisë në lidhje me krijesat e tij është absolutisht i lirë (Jobi 11:10; 33:13; Psa. 115:3; Fja.U. 21:1; Mat. 20:15; Rom. 9:15-18; Zbu. 4:11).
    • Edhe veprat mëkatare të njeriut janë nën kontrollin e vullnetit të tij sovran (Zan. 50:20; Veprat 2:23).
      Fuqia për të ekzekutuar vullnetin e tij quhet plotfuqishmëri. Fakti që Perëndia është i plotfuqishëm nuk nënkupton se ai mund të bëjë gjithçka. Bibla na mëson se ka disa gjëra që Perën- dia s’i bën dot. Ai s’mund të gënjejë, mëkatojë apo mohojë veten (Num. 23:19; 1 Sam. 15:29; 2 Tim. 2:13; Heb. 6:18; Jak. 1:13,
      17). Ajo do të thotë se, thjesht nëpërmjet ushtrimit të vullnetit të tij, ai mund të shkaktojë gjithçka që ka vendosur të realizojë dhe se, nëse do të dëshironte, mund të bënte edhe më tepër se aq (Zan. 18:14; Jer. 32:27; Zak. 8:6; Mat. 3:9; 26:53).
      Mësoni përmendësh. Pasazhe të Shkrimit që provojnë:
      a.Cilësitë e pakomunikueshme të Perëndisë:
      Pavarësia—Gjoni 5:26. “Sepse, sikurse Ati ka jetë në vetvete, kështu ia ka dhënë dhe Birit të ketë jetë në vetvete”.
      Pandryshueshmëria—Malakia 3:6. “Unë jam ZOTI, nuk ndryshoj; prandaj ju, o bij të Jakobit, nuk jeni konsumuar”. Ja- kobi 1:17. “Çdo dhurëti dhe çdo dhuratë e përsosur është nga lart dhe zbret nga Ati i dritave, pranë të cilit nuk ka ndërrim dhe as hije ndryshimi”.
      Përjetësia—Psalmi 90:2. “Para se të kishin lindur malet dhe para se ti të kishe formuar tokën dhe botën, madje nga mot dhe përjetë ti je Perëndia”. Psalmi 102:27. “Por ti je gjithmonë po ai dhe vitet e tua nuk do të kenë kurr fund”.
      Plotfuqishmëria—Psalmi 139:7-10. “Ku do të mund të shkoja larg Frymës sate, ose ku do të mund të ikja larg pranisë sate? Në rast se ngjitem në qiell, ti je atje; në rast se shtrij shtratin tim në Sheol, ti je edhe aty. Në rast se marr krahët e agimit dhe shkoj të banoj në skajin e detit, edhe aty dora jote do të më udhëheqë dhe dora jote e djathtë do të më kapë”. Jeremia 23:23, 24. “‘A jam unë vetëm një Perëndi nga afër’, thotë ZOTI, ‘apo dhe një Perëndi nga larg? A mund të fshihet dikush në vende të fshehta që unë të mos e shoh?’, thotë Zoti. ‘A nuk e mbush unë qiellin dhe tokën?’, thotë ZOTI”.
      b.Cilësitë e komunikueshme:
      Gjithëdija—Gjoni 21:17b. “Dhe i tha: ‘Zot, ti i di të gjitha gjërat, ti di se unë të dua’”. Hebrenjve 4:13. “Dhe nuk ka asnjë krijesë që është e padukshme para tij, por gjithçka është lakuriq dhe e zbuluar para syve të Atij, të cilit ne duhet t’i japim llogari”. Urtësia—Psalmi 104:24. “Sa të shumta janë veprat e tua, o ZOT! Ti i ke bërë të gjitha me urtësi”.
      Danieli 2:20, 21b. “Qoftë i bekuar emri i Perëndisë gjithmonë e përjetë, sepse atij i përka- sin dituria dhe forca.  [Ai] u jep dituri të urtëve dhe dije atyre që kanë mend”.
      Mirësia—Psalmi 86:5. “Sepse ti, o Zot, je i mirë dhe i gat- shëm të falësh dhe tregon mirësi të madhe ndaj gjithë atyre që të kërkojnë”. Psalmi 118:29. “Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë”.
      Dashuria—Gjoni 3:16. “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dhe Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetën e përjetshme”. 1 Gjoni 4:8. “Ai që nuk ka dashuri, nuk e ka njohur Perëndinë; sepse Perëndia është dashuri”.
      Hiri—Nehemia 9:17b. “Por ti je një Perëndi i gatshëm që të falë, shpirtmadh, plot mëshirë, i ngadalshëm në zemërim dhe plot mirësi”. Romakëve 3:24. [Ne jemi] “drejtësuar falas me anë të hirit të tij, nëpërmjet shpengimit që është në Krishtin Jezus”.
      Mëshira—Romakëve 9:18. “Kështu, pra, ai ka mëshirë për atë që do dhe ngurtëson atë që do”. Efesianëve 2:4, 5. “Por Perëndia, që është i pasur në mëshirë, për shkak të dashurisë së tij të ma- dhe me të cilën na deshi, ndonëse ne ishim të vdekur nëpërmjet shkeljeve, na dha jetë bashkë me Krishtin”.
      Durimi ose zemërgjerësia—Numrat 14:18. “Zoti është i ngadaltë në zemërim dhe i madh në mëshirë; ai fal padrejtësinë dhe mëkatin”. Romakëve 2:4. “Apo i përçmon pasuritë e mirë- sisë së tij, të durimit dhe zemërgjerësisë së tij, duke mos ditur që mirësia e Perëndisë të prin në pendim”.
      Shenjtëria—Eksodi 15:11. “Kush barazohet me ty midis perëndive, o Zot? Kush barazohet me ty, i mrekullueshëm në shenjtëri, i madhërishëm në lëvdata, o çudibërës?” Isaia 6:3b. “I Shenjtë, i shenjtë, i shenjtë është ZOTI i ushtrive. Tërë toka është plot me lavdinë e tij”.
      Drejtësia—Psalmi 89:14. “Drejtësia dhe e drejta përbëjnë bazën e fronit tënd; mirësia dhe e vërteta shkojnë përpara fytyrës sate”. Psalmi 145:17. “Zoti është i drejtë në të gjitha rrugët e tij dhe dashamirës në të gjitha veprat e tij”. 1 Pjetri 1:17. “Dhe në qoftë se thërrisni si Atë atë që, pa anësi, gjykon sipas veprës së gjithsecilit, kalojeni kohën e shtegtimit tuaj mbi dhé me frikë”. Vërtetësia ose besnikëria—Numrat 23:19. “Perëndia nuk është një njeri që mund të gënjejë, as edhe bir njeriu që mund të pendohet. Kur ka thënë një gjë, nuk do ta bëjë? Ose kur ka shpallur një gjë, nuk do ta kryejë?” 2 Timoteut 2:13. “Nëse jemi të pabesë, ai mbetet besnik; ai nuk mund të mohojë vetveten”.
    • Sovraniteti—Efesianëve 1:11. “Në të cilin edhe u zgjodhëm për një trashëgimi, duke qenë të paracaktuar sipas vendimit të atij që vepron të gjitha sipas këshillës së vullnetit të tij”. Zbulesa 4:11. “I denjë je, o Zot, të marrësh lavdinë, nderimin dhe fuqinë, sepse ti i krijove të gjitha gjërat, dhe për hir të vullnetit tënd janë dhe u krijuan”.

      Vullneti i fshehtë dhe ai i zbuluar—Ligji i Përtërirë 29:29. “Gjërat e fshehta i përkasin Zotit, Perëndisë tonë, por gjërat e shfaqura janë për ne dhe për bijtë tanë përgjithnjë, me qëllim që të zbatojmë tërë fjalët e këtij ligji”.

      Plotfuqishmëria—Jobi 42:2. “E pranoj që mund të bësh gjith- çka”. Mateu 19:26. “Për Perëndinë çdo gjë është e mundur” Luka. 1:37. “Sepse te Perëndia asgjë s’është e pamundshme”.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>