1.Natyra dhe elementët e drejtësimit.1 Drejtësimi mund të për- caktohet si ai veprim ligjor nëpërmjet së cilit Perëndia e shpall mëkatarin të drejtë, në bazë të drejtësisë së përsosur të Jezu Krishtit. Ai nuk është veprim apo proces ripërtëritjeje, si rilin- dja, kthimi në besim apo shenjtërimi, dhe nuk prek kushtet, por gjendjen e mëkatarit. Drejtësimi ndryshon nga shenjtërimi në një

1 Shënim nga botuesi: Mëkatarët drejtësohen apo shpallen të drejtë, nëpërmjet besimit në Jezu Krishtin (Rom. 3:24-28), në veçanti nëpërmjet gjakut të Tij (Rom. 5:9), pa veprat e ligjit. Ligji i Perëndisë e shpall shkelësin fajtor dhe Perëndia e shpall fajtorin që beson në Krishtin, të drejtë (Rom. 8:33-34). Bibla në gjuhën greke ka foljen dikaioo¯ (shpalli i drejtë, i sinqertë). Kjo është një dhuratë e hirshme nga Perëndia që i bëhet një mëkatari, një shpallje që Perëndia, i cili nuk kurseu as Birin e vet (Rom. 8:32), ia fal mëkatarit të gjitha mëkatet e Tij dhe i jep një të drejtë për jetën e përjetshme. Krishti ka marrë mbi Veten padrejtësinë tonë dhe ne vishemi me drejtësinë e Tij. Kjo dhuratë nuk nënkupton se vjen për shkak se mëkatari është i mbushur me drejtësi (mendimi katolik-roman), apo që personaliteti i tij është përmirësuar. Gjithashtu, kjo dhuratë nënkupton se është më shumë sesa thjesht heqja e padrejtësisë dhe e fajit të mëkatit fillestar dhe e mëkateve aktuale (shfajësim), e cila është vetëm pjesa e parë e drejtësimit; pjesa e dytë është lloga- ritja mbi personin e drejtësisë së Krishtit. Këto dy aspekte shprehen më qartë me anë të fjalës “drejtësim”. Besimi në Perëndi përmes Krishtit i është llogaritur mëkatarit për drejtësi (Rom. 4:3, 11). Gjendja e njeriut përpara Perëndisë ndërrohet nga e fajshme në e drejtësuar. Besimi i tillë është ndihmuar nga Fryma e Shenjtë. Besimtari i drejtësuar, udhëhequr nga i njënjti Frymë e Perëndisë, kërkon të sjellë shëmbëlltyrën e Perëndisë, përfshirë bindje ndaj ligjit të Perëndisë nga mirënjohja (Rom. 7:22). Kjo bindje është shprehur si “i ndershëm” dhe “i drejtë” (Jobi 1:1; Luka 1:6). sërë veçantish. Drejtësimi ndodh jashtë mëkatarit në gjykatën e Perëndisë, largon fajin e mëkatit dhe është një veprim që për- mbushet një herë e përgjithmonë. Nga ana tjetër, shenjtërimi ndodh brenda njeriut, largon ndotjen e mëkatit dhe është një proces i vazhdueshëm që zgjat gjithë jetën. Ne dallojmë dy ele- mentë të drejtësimit, si më poshtë:

  • Faljen e mëkateve në bazë të drejtësisë së Jezu Krishtit. Falja e dhënë vlen për të gjitha mëkatet (pra, ato të shkuara, të tashme dhe të ardhshme) dhe, si rrjedhojë, nuk përsëritet (Psa. 103: 12; Isa. 44:22; Rom. 5:21; 8:1, 32-34; Heb. 10:14). Kjo nuk do të thotë se s’kemi më nevojë që të lutemi për falje, sepse vetëdija për fajin mbetet gjithsesi, na krijon ndjenja ndarjeje dhe e bën të nevojshme që të kërkojmë vazhdimisht sigurinë ngushëlluese të faljes (Psa. 25:7; 32:5; 51:1; Mat. 6:12; Jak. 5:15; 1 Gjon 1:9).
  • Birësimin si fëmijë të Perëndisë. Në drejtësim Perëndia i birëson besimtarët si fëmijë të tij, pra, i vendos në pozicionin e fëmijëve dhe u jep të drejtat e fëmijëve, përfshi dhe të drejtën për një trashëgimi të përjetshme (Rom. 8:17; 1 Pjet. 1:4). Kjo birëri ligjore e besimtarëve duhet dalluar nga birëria e tyre morale, nëpërmjet rilindjes dhe shenjtërimit. Të dyja këto birëri tregohen në pasazhet e mëposhtme: Gjoni 1:12, 13; Rom. 8:15, 16; Gal.4:5, 6.

2.Koha e drejtësimit. Fjala “drejtësim” nuk përdoret gjithmonë në të njëjtin kuptim. Madje, disa flasin për një drejtësim të katërfishtë: drejtësim nga përjetësia, drejtësim në ringjalljen e Krishtit, drejtësim nëpërmjet besimit, si dhe drejtësim publik në gjykimin e fundit.

Për ta shpjeguar, mund të themi se në kuptimin ideal drejtë- sia e Krishtit u është llogaritur që më parë besimtarëve brenda këshillës hyjnore të shpengimit dhe, si rrjedhojë, u është llogari- tur që nga përjetësia, por Bibla nuk e ka fjalën për këtë, kur flet për drejtësimin e mëkatarit. Duhet të bëjmë dallimin mes asaj që është dekretuar nga këshilla e përjetshme e Perëndisë dhe asaj që realizohet në mënyrë kohore brenda historisë.

Po kështu, është e arsyeshme të flasim dhe për drejtësimin në ringjalljen e Krishtit. Në njëfarë kuptimi, mund të thuhet se ringjallja ishte drejtësim (pra, përligjje) e Krishtit dhe se në Krishtin drejtësohet gjithë grupimi i besimtarëve. Por ky ishte një transferim i përgjithshëm dhe thjesht objektiv, ndaj nuk duhet ngatërruar me drejtësimin personal të mëkatarit.

Kur Bibla flet për drejtësimin e mëkatarit, zakonisht e ka fja- lën për zbatimin dhe zotërimin subjektiv dhe personal të hirit drejtësues të Perëndisë. Zakonisht kjo na paraqitet me fjalët: “jemi drejtësuar nëpërmjet besimit”. Kjo nënkupton se drejtë- simi ndodh në kohën kur pranojmë Krishtin, me anë të besimit. Besim quhet mjeti i drejtësimit. Nëpërmjet besimit, njeriu merr në zotërim, pra, përvetëson, drejtësinë e Krishtit, në bazë të së cilës drejtësohet përpara Perëndisë. Besimi drejtëson për sa kohë që përvetëson Krishtin (Rom. 4:5; Gal. 2:16). Duhet t’i ruhemi gabimit të katolikëve-romanë dhe arminianëve, të cilët mendojnë se njeriu drejtësohet në bazë të drejtësisë së tij të qenësishme apo besimit të tij. Por drejtësia apo besimi i njeriut s’mund të jenë kurrë themeli i drejtësimit. Ky themel është vetëm drejtësia e përsosur e Jezu Krishtit (Rom. 3:24; 10:4; 2 Kor. 5:21; Fil. 3:9).

3.Kundërshtimet ndaj doktrinës së drejtësimit. Kundër kësaj dok- trine janë ngritur një sërë kundërshtimesh. Disa kanë thënë se, nëse njeriu drejtësohet në bazë të meritave të Krishtit, nuk shpë- tohet nga hiri. Por drejtësimi dhe gjithçka që përfshin ai është vepër e hirshme e Perëndisë. Dhurata e Krishtit (pra, fakti se Perëndia na e llogarit neve drejtësinë e Krishtit dhe i trajton mëkatarët si të drejtë) është tërësisht nga hiri, fund e krye. Disa të tjerë kanë thënë se nuk është gjë e denjë që Perëndia t’i shpallë mëkatarët të drejtë. Por Perëndia nuk shpall se ata janë të drejtë në vetvete, por se janë të veshur me drejtësinë e Jezu Krishtit. Dhe, së fundi, disa kanë thënë se kjo doktrinë priret t’i bëjë njerëzit indiferentë në jetën morale. Nëse janë të drejtësuar, pavarësisht nga veprat, pse duhet të mundohen për një jetë të përshpirtshme? Por drejtësimi hedh themelin për një marrëdhënie të gjallë me Krishtin dhe kjo është garancia më e fortë për një jetë vërtet të perëndishme. Njeriu që është vërtet në lidhje të gjallë me Krishtin s’mund të jetë indiferent nga ana morale (Rom. 3:5-8).

Mësoni përmendësh. Pasazhe që provojnë pikat e mëposhtme:

a.Drejtësimi në përgjithësi:

Romakëve 3:24. “por janë drejtësuar falas me anë të hirit të tij, nëpërmjet shpengimit që është në Krishtin Jezus”.

2 Korintasve 5:21. “Sepse atë, që nuk njihte mëkat, e bëri mëkat për ne, që ne të bëhemi drejtësia e Perëndisë në të”.

b.Drejtësimi nëpërmjet besimit, jo veprave:

Romakëve 3:28. “Ne, pra, konkludojmë se njeriu është i drej- tësuar nëpërmjet besimit, ndarë nga veprat e ligjit”.

Romakëve 4:5. “Ndërsa atij që nuk bën vepra, por beson në atë që drejtëson të pabesin, besimi i tij i llogaritet për drejtësi”. Galatasve 2:16. “Duke ditur se njeriu nuk drejtësohet prej veprave të ligjit, por përmes besimit në Jezu Krishtin, besuam edhe ne në Jezu Krishtin, që të drejtësoheshim prej besimit në Krishtin dhe jo prej veprave të ligjit, sepse asnjë mish nuk do të

drejtësohet prej veprave të ligjit”.

c.Drejtësimi dhe falja e mëkateve:

Psalmi 32:1, 2. “Lum ai të cilit i kanë falur shkeljen, ai të cilit i kanë mbuluar mëkatin! Lum ai njeri të cilin ZOTI nuk e padit për paudhësi dhe në frymën e të cilit nuk ka vend mashtrimi”.

Veprat 13:38, 39. “Le ta dini, pra, o burra vëllezër, se nëpër- mjet tij ju shpallet falja e mëkateve, dhe prej të gjithave që ju, nëpërmjet ligjit të Moisiut, nuk mund të drejtësoheshit, në të çdo njeri që beson është i drejtësuar.”.

d.Birësimi si fëmijë dhe trashëgimtarë të jetës së përjetshme:

Gjoni 1:12. “Por të gjithëve atyre që e pranuan, ai u dha pushtet të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij”. Galatasve 4:4, 5. “Por, kur erdhi plotësimi i kohës, Perëndia dërgoi Birin e tij, të lindur prej gruaje, të vënë nën ligj, që të shpengonte ata që ishin nën ligj, që ne të fitojmë birërinë”.

Romakëve 8:17. “Dhe nëse jemi bij, jemi dhe trashëgim- tarë; si trashëgimtarë të Perëndisë ashtu edhe bashkëtrashëgim- tarë të Krishtit, nëse vuajmë bashkë më të, që edhe lavdohemi bashkë”.

e.Drejtësimi i bazuar në drejtësinë e Krishtit:

Romakëve 3:21, 22. “Por tani, e ndarë nga ligji, është mani- festuar drejtësia e Perëndisë, për të cilën dëshmojnë ligji dhe profetët, madje, drejtësia e Perëndisë nëpërmjet besimit në Jezu Krishtin për të gjithë e mbi të gjithë ata që besojnë, sepse nuk ka dallim”.

Romakëve 5:18. “Sikundër, pra, me anë të shkeljes së njërit erdhi mbi gjithë njerëzit dënimi, ashtu edhe me anë të drejtësisë së njërit erdhi mbi gjithë njerëzit drejtësimi i jetës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}