Ekziston një pjesë e veprës priftërore të Krishtit që kërkon shqyr- tim të mëtejshëm: kjo është shlyerja.

1.Shkaku i veprimit dhe domosdoshmëria e shlyerjes. Nganjëherë situata paraqitet sikur shkaku i shlyerjes ishte dhembshuria e Krishtit për mëkatarët. Na thuhet se Perëndia, në zemërimin e tij, synonte shkatërrimin e mëkatarit, por Krishti, gjithë dashuri, ndërhyn mes Perëndisë e njeriut dhe shpëton mëkatarin. Kështu gjithë lavdinë e merr Krishti, ndërsa Ati s’nderohet fare. Mirëpo Bibla na mëson se shkaku i shlyerjes është pëlqimi i Perëndisë (Isa. 53:10; Lu. 2:14; Efe. 1:6-9; Kol. 1:19, 20). Gjëja më e mirë është të themi se shlyerja është e rrënjosur në dashurinë dhe drejtësinë e Perëndisë: dashuria u ofroi mëkatarëve një mënyrë shpëtimi, ndërsa drejtësia kërkonte që të përmbusheshin të gjitha kërkesat e ligjit (Gjoni 3:16; Rom. 3:24-26). Disa e mohojnë domosdoshmërinë e shlyerjes dhe pretendojnë se Perëndia mund ta kishte falur mëkatarin edhe pa marrë asnjë pagesë shlyerjeje. Mirëpo Bibla na mëson se Perëndia i drejtë dhe i shenjtë s’mund të anashkalojë mëkatin si pa gjë të keq, por reagon kundër tij (Eks. 20:5; 23:7; Psa. 5:5, 6; Nah. 1:2; Rom. 1:18, 32). Për më  tepër, ai ka shpallur dënimin me vdekje për mëkatarin (Zan. 3:3; Rom. 6:23).

2.Natyra e shlyerjes. Këtu duhen vënë re këto veçori të saj:

  • Ajo shërbente për të kryer shlyerjen para Perëndisë. Shpesh thuhet se shlyerja shërbente, pikësëpari, (në mos vetëm) për të ndikuar te mëkatari, për t’i zgjuar pendimin në zemër, me qëllim që kështu ta kthente te Perëndia. Por kjo është qartazi gabim, sepse, nëse dikush fyen një njeri tjetër, duhen bërë kompensime, jo ndaj fyesit, por ndaj palës së fyer. Kjo do të thotë se synimi parësor i shlyerjes ishte që të pajtonte Perëndinë me mëkatarin. Pajtimi i mëkatarit me Perëndinë mund të konsiderohet synim dytësor i saj.
  • Ishte shlyerje zëvendësuese. Perëndia mund të kishte kër- kuar shlyerje personale nga ana e mëkatarit, por ky i fundit s’do të kishte qenë në gjendje t’ia jepte. Për shkak të këtij fakti, Perën- dia urdhëroi në mënyrë të hirshme që Krishti të zinte vendin e njeriut si zëvendësi ose zëvendësuesi i tij. Krishti, si zëvendësi ynë, kreu shlyerjen për mëkatin e njerëzimit, duke mbajtur mbi vete ndëshkimin e mëkatit dhe duke plotësuar kërkesat e ligjit; në këtë mënyrë, ai siguroi shpengimin e përjetshëm për njeriun. Për këtë arsye shlyerjen e quajmë zëvendësuese. Vetë pala e fyer (Perëndia) siguron shlyerjen e nevojshme për këtë rast. Fliji- met e Dhiatës së Vjetër parafytyronin veprën shlyese të Krish- tit (Lev. 1:4; 4:20, 31, 35; 5:10, 16; 6:7; 17:11). Na thuhet semëkatet tona janë vendosur mbi Krishtin (Isa. 53:6). Ai i mbajti ato (Gjoni 1:29; Heb. 9:28) dhe dha jetën e vet për mëkatarët (Marku 10:45; Gal. 1:4; 1 Pjet. 3:18).
  • Ajo përfshinte bindjen vepruese dhe pësuese të Krishtit. Zakonisht bëhet një dallim i dyfishtë në konceptin e bindjes së Krishtit. Bindja vepruese e tij nënkupton gjithçka që bëri ai për të zbatuar ligjin në emër të mëkatarëve, një kusht i domosdoshëm për marrjen e jetës së përjetshme; ndërsa bindja pësuese nënkupton gjithçka që vuajti Krishti, kur pagoi ndëshkimin për mëkatin dhe shleu borxhin e popullit të vet. Por, ndonëse bëjmë një dallim mes këtyre të dyjave, nuk duhet t’i ndajmë kurrë nga njëra-tjetra. Krishti ishte veprues edhe në vuajtjen e tij; po kë- shtu, ishte pësues edhe kur iu nënshtrua ligjit. Shkrimi na mëson se ai pagoi dënimin e ligjit (Isa. 53:8; Rom. 4:25; Gal. 3:13; 1 Pjet. 2:24) dhe fitoi me meritën e tij jetën e përjetshme për mëka- tarin (Rom. 8:4; 10:4; 2 Kor. 5:21; Gal. 4:4-7).
  • Shkalla e shlyerjes. Katolikët-romanë, luterianët dhe arminia- nët e çdo lloji e përshkruajnë shlyerjen e Krishtit sikur ka vlerë universale. Kjo nuk do të thotë se, sipas tyre, të gjithë njerëzit do të shpëtohen, por thjesht se Krishti vuajti dhe vdiq, me qëllim që të shpëtonte të gjithë njerëzit, pa përjashtim. Ata e pranojnë se ky efekt i synuar nuk arrihet. Krishti nuk i shpëtoi të gjithë vërtet, por e bëri shpëtimin të mundshëm për të gjithë. Shpengimi real i njerëzve varet nga vetë zgjedhja e tyre. Nga ana tjetër, kishat e reformuara besojnë në shlyerjen e kufizuar. Krishti vuajti dhe vdiq, me qëllim që të shpëtonte vetëm të zgjedhurit dhe ky sy- nim është arritur vërtet. Krishti nuk e bëri thjesht të mundur shpëtimin, por shpëton realisht dhe plotësisht çdonjërin prej atyre për të cilët dha jetën (Lu. 19:10; Rom. 5:10; 2 Kor. 5:21; Gal. 1:4; Efe. 1:7). Bibla tregon se Krishti dha jetën për popu- llin e vet (Mat. 1:21), për delet e veta (Gjoni 10:11, 15), për kishën (Veprat 20:28; Efe. 5:25-27) ose për të zgjedhurit (Rom. 8:22-35). Nëse Bibla thotë ndonjëherë se Krishti vdiq për botën (Gjoni 1:29; 1 Gjon 2:2; 4:14, ose për të gjithë, 1 Tim. 2:6; Tit. 2:11; Heb. 2:9), kjo nënkupton se Ai vdiq për njerëz nga gjithë kombet e botës ose (në disa raste) për gjithfarëlloj dhe gjithfarë klasash njerëzish. 
  • Mësoni përmendësh. Pasazhet që flasin për këto tema:

    a.Shkaku i shlyerjes:

    Isaia 53:10. “Por i pëlqeu Zotit ta rrihte dhe ta bënte të vuante. Duke ofruar jetën e tij si flijim për mëkatin, ai do të shi- kojë pasardhës, do të zgjasë ditët e tij, dhe vullneti i Zotit do të ketë mbarësi në duart e tij”.

    Kolosianëve 1:19-20. “sepse Atit i pëlqeu që në të të banojë e gjithë plotësia, dhe, duke bërë paqen me anë të gjakut të kryqit të tij, duke fituar pas, me anë të tij, të gjitha gjërat, si ato që janë mbi dhe si dhe ato që janë në qiejt”.

    b.Shlyerja zëvendësuese:

    Isaia 53:10. “Por i pëlqeu ZOTIT ta rrihte dhe ta bënte të vuante. Duke ofruar jetën e tij si flijim për mëkatin, ai do të shi- kojë pasardhje, do të zgjasë ditët e tij dhe vullneti i ZOTIT do të ketë mbarësi në duart e tij”.

    Marku 10:45. “Sepse edhe Biri i Njeriut nuk erdhi që t’i shër- bejnë, por për të shërbyer dhe për të dhënë jetën e tij si shpërblesë për shpengimin e shumë vetave”.

    2 Korintasve 5:21. “Sepse atë, që nuk njihte mëkat, e bëri mëkat për ne, që ne të bëhemi drejtësia e Perëndisë në të”.

    1 Pjetrit 2:24. “Ai vetë i barti mëkatet tona në trupin e tij mbi drurin e kryqit që ne, të vdekur për mëkate, të rrojmë për drejtësi; dhe me vurratat e tij ju u shëruat”.

    c.Bindja vepruese dhe dhurata e jetës së përjetshme:

    Mateu 3:15. “Dhe Jezusi, duke iu përgjigjur, i tha: ‘Lejo të bëhet për tani, sepse në këtë mënyrë përmbushim çdo drejtësi’”. Mateu 5:17. “Mos mendoni se erdha për të shfuqizuar li- gjin apo profetët; nuk erdha pët t’i shfuqizuar, por për t’i përmbushur”.

    Galatasve 4:4-5. “por, kur erdhi plotësimi i kohës, Perëndia dërgoi Birin e tij, të lindur prej gruaje, të vënë nën ligj, që të shpengonte ata që ishin nën ligj, që ne të fitojmë birërinë”.

    Gjoni 10:28. “Dhe unë u jap atyre jetë të përjetshme dhe nuk do tëhumbasin aspak, përjetë, dhe askush nuk do t’i rrëmbejë nga dora ime”.

    Romakëve 6:23. “Sepse paga e mëkatit është vdekja, por dhu- rata e Perëndisë është jeta e përjetshme nëpërmjet Krishtit Jezus, Zotit tonë”.

    d.Shlyerja e kufizuar.

    Mateu 1:21. “Dhe ajo do të lindë një djalë dhe do t’i vësh em- rin Jezus, sepse ai do të shpëtojë popullin e tij nga mëkatet e tyre”.

    Gjoni 10:26-28. “Por ju nuk besoni, sepse nuk jeni nga delet e mia, siç jua kam thënë. Delet e mia e dëgjojnë zërin tim, dhe unë i njoh dhe më ndjekin; dhe unë u jap atyre jetë të përjetshme dhe nuk do të humbasin aspak, përjetë, dhe askush do t’i rrëm- bejë nga dora ime”.

    Veprat 20:28. “Kini kujdes, pra, për veten tuaj dhe për gjithë tufën, në të cilën Fryma e Shenjtë ju ka vënë juve mbikëqyrës që të kullotni kishën e Perëndisë, të cilën ai e ka fituar me gjakun e vet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}