1.Natyra e fesë. Bibla na informon se njeriu u krijua në shëm- bëlltyrën e Perëndisë. Kur ra në mëkat, ai nuk pushoi tërësisht së qeni shëmbëlltyrëmbajtësi i Më Të Lartit. Fara e fesë është ende e pranishme te të gjithë njerëzit, ndonëse natyra e tyre mëka- tare reagon vazhdimisht kundër saj. Misionarët dëshmojnë për praninë e fesë në forma të ndryshme, në të gjitha kombet dhe fiset e tokës. Kjo është një nga bekimet më të mëdha të njerëzi- mit, ndonëse shumë e konsiderojnë si dënim. Feja prek jo vetëm pjesët më të thella të jetës së njeriut, por i kontrollon edhe mendi- met, ndjenjat dhe dëshirat.
Po çfarë është realisht feja? Vetëm nëpërmjet studimit të fjalës së Perëndisë mund të mësojmë të njohim natyrën e fesë së vër- tetë. Fjala “fe” rrjedh nga latinishtja dhe jo nga ndonjë fjalë që mund të gjendet në gjuhën origjinale (hebraisht ose greqisht) të Biblës. Kjo fjalë gjendet vetëm katër herë në përkthimin tonë të Biblës (Gal. 1:18, 14; Jak. 1:26, 27). Dhiata e Vjetër e përcak- ton fenë si frika e Zotit. Kjo frikë nuk është një ndjesi tmerri, por një ndjenjë nderimi ndaj Perëndisë që i përngjan mahnitjes, veçse e shoqëruar me dashuri dhe siguri besimi. Ky është reagimi i besimtarëve të Dhiatës së Vjetër ndaj zbulesës së ligjit. Në Dhiatën e Re, feja është përgjigjja ndaj ungjillit, jo ndaj ligjit, dhe merr formën e besimit dhe perëndishmërisë.
Nëpërmjet Shkrimit mësojmë të kuptojmë se feja është një pozicion në të cilin njeriu qëndron kundrejt Perëndisë, një pozi- cion ku njeriu është i vetëdijshëm për madhështinë absolute dhe pushtetin e pafundmë të Perëndisë, si dhe për parëndësinë e vet të plotë dhe pafuqishmërinë e vet absolute. Kjo fe mund të për- caktohet si një marrëdhënie e vetëdijshme dhe e vullnetshme me Perëndinë, e cila shprehet nëpërmjet adhurimit mirënjohës dhe shërbesës plot dashuri. Mënyra e këtij adhurimi dhe e kësaj shër- bese fetare nuk lihet në dorë të vullnetit arbitrar të njeriut, por përcaktohet nga Perëndia.
- Vatra e fesë. Ka një sërë pikëpamjesh të gabuara në lidhje me vatrën e fesë te njeriu. Disa e mendojnë fenë kryesisht si një lloj njohurie, ndaj e lokalizojnë tek intelekti njerëzor. Disa të tjerë e konsiderojnë si një lloj ndjesie të atypëratyshme të Perëndisë, ndaj ia gjejnë vatrën te ndjenjat. Ka dhe të tjerë që pretendojnë se feja përbëhet, mbi gjithçka, nga veprimtaritë morale, pran- daj ia gjejnë vatrën te vullneti i njeriut. Sidoqoftë, të gjitha këto pikëpamje janë të njëanshme dhe në kundërshtim me Shkrimin, i cili na mëson se feja është çështje zemre. Sipas psikologjisë biblike, zemra është organi qendror i shpirtit. Prej saj dalin të gjitha burimet e jetës, mendimet, ndjenjat dhe dëshirat (Fja.U. 4:23). Feja përfshin gjithë njeriun si qenie, pra, jetën e tij men- dore, emocionale dhe morale. Kjo është e vetmja pikëpamje që përshkruan siç duhet natyrën e fesë.
- Fillesat e fesë. Gjatë këtyre pesëdhjetë viteve të fundit, problem- it të fillesave të fesë i është kushtuar një vëmendje e veçantë. Janë bërë përpjekje të përsëritura për t’i dhënë një shpjegim të natyr- shëm, por pa sukses. Disa e kanë quajtur fenë shpikje të priftërinjve dinakë dhe mashtrues, të cilët e konsideronin si burim të lehtë të ardhurash; por, tani, ky shpjegim është hedhur tërësisht poshtë. Të tjerët mendonin se feja filloi me adhurimin e sendeve të pajeta (idhujt) ose me adhurimin e shpirtrave, me gjasë të shpirtrave të paraardhësve. Por ky nuk përbën shpjegim, pran- daj pyetja ende mbetet: “Si e shpikën njerëzit idenë e adhurimit të sendeve të pajeta ose të gjërave të gjalla?” Ka të tjerë që kanë shprehur mendimin se feja i pati fillesat tek adhurimi i natyrës, pra, tek adhurimi i mrekullive dhe forcave të natyrës ose te prak- tika e përhapur e magjisë. Por këto teori nuk shpjegojnë më mirë se të tjerat se si, në një çast të caktuar, njeriu jofetar u bë fetar. Të gjitha këto teori ia nisin me faktin se njeriu ishte tashmë fetar.
Bibla jep rrëfimin e vetëm të besueshëm për fillesat e fesë. Ajo na bën të ditur ekzistencën e Perëndisë, i vetmi objekt i denjë për t’u adhuruar nga ana fetare. Për më tepër, ajo na shpreh sigurinë se Perëndia, të cilin njeriu s’do të mund ta zbulonte dot kurrë nëpërmjet fuqive të tij të natyrshme, e ka zbuluar veten te natyra dhe (në mënyrë më të veçantë) te Fjala e Tij hyjnore; ai kërkon adhurimin dhe shërbimin e njeriut, si dhe përcakton adhurimin dhe shërbimin që e kënaq. Dhe, përfundimisht, Bibla na mëson se Perëndia e ka krijuar njeriun në shëmbëlltyrën e vet dhe në këtë mënyrë e ka pajisur me kapacitetin për të kuptuar zbulesën dhe për të reaguar ndaj saj, si dhe ka ngulitur brenda njeriut një nxitje të natyrshme që të kërkojë bashkësinë me Perëndinë dhe ta përlëvdojë.
Mësoni përmendësh. Pasazhe të Shkrimit që flasin për:
a.Natyrën e fesë:
Ligji i Përtërirë 10:12-13. “Dhe tani, o Izrael, çfarë kërkon nga ti ZOTI, Perëndia yt? Të kesh frikë nga ZOTI, Perëndia yt, të ecësh në tërë rrugët e tij, ta duash dhe t’i shërbesh ZOTIT,
Perëndisë tënd, me gjithë zemër e me gjithë shpirt dhe të res- pektosh për të mirën tënde të gjitha urdhërimet dhe statutet e ZOTIT që sot të urdhëroj”.
Psalmi 111:10. “Frika e ZOTIT është fillimi i urtësisë; fito- jnë gjykim të mirë ata që zbatojnë urdhërimet e tij; lëvdimi i tij vazhdon në përjetësi”.
Predikuesi 12:13. “Ki frikë nga Perëndia dhe respekto urdhë- rimet e tij, sepse kjo është tërësia e njeriut”.
Gjoni 6:29. “Kjo është vepra e Perëndisë: Që ju të besoni në atë që ka dërguar ai”.
Veprat e Apostujve 16:31. “Dhe ata i thanë: ‘Beso në Zotin Jezu Krisht dhe do të shpëtohesh ti dhe shtëpia jote’”.
b.Vatrën e fesë.
Psalmi 51:10. “O Perëndi, krijo tek unë një zemër të pastër dhe përtëri tek unë një frymë të patundur”. Edhe vargun 17: “Fli- jimet e Perëndisë janë frymë e thyer; o Perëndi, ti nuk e përçmon zemrën e thyer dhe të penduar”.
Fjalët e Urta 4:23. “Ruaje zemrën tënde me shumë kujdes, sepse nga ajo dalin burimet e jetës”.
Mateu 5:8. “Lum ata që janë të pastër në zemër, sepse ata do ta shohin Perëndinë”.
Zanafilla 1:27. “Kështu Perëndia krijoi njeriun sipas shëm- bëlltyrës së vet, sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë e krijoi; Ai i krijoi mashkull dhe femër”.
Ligji i Përtërirë 4:13. “Kështu ai ju shpalli besëlidhjen e tij, që ju porositi ta respektoni, domethënë të dhjetë urdhërimet”.
Ezekieli 36:26. “Do t’ju jap një zemër të re dhe do të shtie brenda jush një frymë të re; do të heq nga mishi juaj zemrën prej guri dhe do t’ju jap zemër prej mishi”.