korrik 31

Korrik 2022


Besimi i disa njerëzve thyhet, në vend që të forcohet nga vuajtja. Jezusi e dinte këtë dhe e përshkroi në shëmbëlltyrën e katër tokave të ndryshme. Disa njerëz që e dëgjojnë fjalën, në fillim e pranojnë atë me gëzim, por pastaj vuajtja i bën që të skandalizohen.

Prandaj, mundimi nuk e bën gjithmonë besimin më të fortë. Ndonjëherë e shkatërron atë. Atëherë përmbushen fjalët paradoksale të Krishtit: “Atij që s’ka, do t’i merret edhe ajo që ka” (Marku 4:25).

Kjo është një thirrje që ne të durojmë në vuajtje me një besim të palëkundur në hirin e ardhshëm, në mënyrë që besimi ynë të bëhet edhe më i fortë dhe të mos dalë i kotë (1 e Korintasve 15:2). “Sepse atij që ka, do t’i jepet” (Marku 4:25). Njohja e planit të Perëndisë në vuajtje është një nga mjetet kryesore për t’u rritur përmes vuajtjes.

Nëse mendon se vuajtja jote nuk ka kuptim, ose që Perëndia nuk është në kontroll, apo që Ai është tekanjoz ose i pamëshirshëm, atëherë vuajtja jote do të të largojë nga Perëndia, në vend që të të largojë nga çdo gjë tjetër dhe jo nga Ai–siç duhet të ndodhë. Prandaj, është shumë e rëndësishme që besimi në hirin e Perëndisë të përfshijë besimin se Ai jep hir përmes vuajtjes.

EtiketaSolid Joys

Postime të ngjashme

>