dhjetor 30

Dhjetor 2022


Krishti derdhi gjakun e besëlidhjes së përjetshme. Përmes këtij shpengimi të suksesshëm, ai fitoi bekimin e ringjalljes së Tij prej së vdekurish. Kjo është edhe më e qartë në Biblën greqisht nga sa është në atë anglisht, dhe këtu është mjaft e qartë: “Dhe Perëndia i paqes, që e nxori lart prej së vdekurish, me anë të gjakut të besëlidhjes së përjetshme, Bariun e madh të dhenve, Zotin tonë Jezu Krisht.” Ky Jezus–i ringjallur me anë të gjakut të besëlidhjes së përjetshme–tani është Zoti dhe Bariu ynë i gjallë.

Për shkak të së gjithës kësaj, Perëndia bën dy gjëra:

  1. Ai na pajis për çdo vepër të mirë, që të kryejmë vullnetin e Tij, dhe
  2. Ai punon në ne atë që është e pëlqyer përpara Tij.

“Besëlidhje e përjetshme”, e siguruar nga gjaku i Krishtit, është besëlidhja e re. Dhe premtimi i besëlidhjes së re është ky: “Do ta shtie ligjin tim në mendjen e tyre dhe do ta shkruaj mbi zemrën e tyre” (Jeremia 31:33). Prandaj, gjaku i kësaj besëlidhjeje nuk siguron vetëm pajisjen tonë nga Perëndia që të bëjmë vullnetin e Tij, por gjithashtu dhe punën e Perëndisë në ne, për ta bërë të suksesshme atë pajisje.

Vullneti i Perëndisë si mjet i hirit, nuk është shkruar vetëm në gur ose në letër. Vullneti i Tij veprohet ne. Dhe efekti është: Ne ndiejmë, mendojmë dhe veprojmë në mënyra që i pëlqejnë më tepër Perëndisë.

Ne jemi ende të urdhëruar që ta përdorim pajisjen që Ai na jep: “Veproni për shpëtimin tuaj me frikë e me dridhje.” Por më e rëndësishmja është që na thuhet pse: “Sepse Perëndia është ai që vepron në ju edhe vullnetin edhe veprimtarinë, sipas pëlqimit të tij” (Filipianëve 2:12-13).

Nëse jemi në gjendje t’i pëlqejmë Perëndisë–nëse bëjmë pëlqimin e Tij–kjo ndodh për shkak se hiri i Perëndisë, i blerë me gjak, ka kaluar nga pajisja e thjeshtë te transformimi i gjithëpushtetshëm.


John Piper është themeluesi dhe mësuesi i desiringGod.org si dhe president i Kolegjit dhe Seminarit Betlehem. Ai ka shërbyer për 33 vjet si pastor i Kishës Baptiste Betlehem, në Miniapolis, Minesota. Ai është autor i më shumë se 50 librave ku përfshihen Desiring God: Meditations of a Christian Hedonist dhe libri i tij më i ri Providence. Katër prej librave të John Piper janë botuar edhe në gjuhën shqip, Mos e Shko Dëm Jetën, Pes Pika – Drejt një përjetimi më të thellë të hirit të Perëndisë, Virusi Korona dhe Krishti dhe Lajm i Mirë, Gëzim i Madh.

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ dritez.al 2022


EtiketaSolid Joys

Postime të ngjashme

29 Dhjetor – Një fat i tmerrshëm
28 Dhjetor – Synimi është lavdia
27 Dhjetor – Cili është synimi yt?
>