January 2023

Dhe kështu mbarë Izraeli do të shpëtohet.

Romakëve 11:26

Tek këndonte në brigjet e Detit të Kuq, Moisiu shkëlqente nga gëzimi, sepse e dinte se mbarë Izraeli ishte i sigurt. Asnjë pikë uji nuk u shkëput nga ai mur solid, pa i vënë këmbët në tokë të thatë edhe izraeliti i fundit. Pasi ndodhi kjo, ujërat u kthyen në vendin e tyre, por jo pa kaluar të gjithë. Një varg i këngës ishte kështu: “Me mëshirën tënde, ke udhëhequr popullin që e ke shpenguar” (Eksodi 15:13). Kur ta këndojnë të zgjedhurit për herë të fundit këngën e Moisiut, shërbëtorit të Zotit dhe të Qengjit, ajo do të jetë mburrja e Jezusit: “Nuk humba asnjë nga ata që më ke dhënë.” 

Në fakt, nuk do të ketë asnjë fron bosh në parajsë.
Sepse gjithë populli i zgjedhur 
Përpara fronit do të mblidhet,
Do t’bekojë veprimtarinë e të Tijit hir,
Lavditë e Tij duke shpallur.

Të gjithë të zgjedhurit e Perëndisë, të gjithë të shpenguarit e Krishtit, të gjithë të thirrurit e Frymës dhe të gjithë ata që besojnë në Jezusin do ta kalojnë detin ndarës pa lagur as gishtat e këmbës. Nuk kemi mbërritur ende të gjithë të sigurt në anën tjetër: një pjesë e ushtrisë i ka kaluar ujërat dhe një pjesë tjetër ja tek po i kalon.

Pararoja e ushtrisë ka mbërritur tashmë në bregun tjetër. Ne të tjerët po marshojmë mes thellësive dhe po shkojmë me zell pas Udhëheqësit tonë në zemër të detit edhe sot. Ngazëllehuni, njerëz, sepse shpejt praparoja do të arrijë aty ku tani është pararoja; i zgjedhuri i fundit shpejt do ta ketë kaluar detin, dhe kur të gjithë të jemi në vend të sigurt, do të dëgjohet kënga e fitores. Por, ah, sikur vetëm njëri prej tyre të mungonte—ah, sikur vetëm një nga pjesëtarët e familjes së zgjedhur të hidhej jashtë në errësirë! Atëherë kënga e të shpenguarve do të stononte përjetësisht, ndërsa telat e harpave të parajsës do të priteshin dhe kështu asnjë tingull nuk do të dilte kurrë prej tyre.


© dritez.al 2024

EtiketaDevocione, Spurgeon

Autor 

Redaktori

Postime të ngjashme

30 dhjetor, mëngjes – Prite fundin
>