gusht 18

Gusht 2022


Ka vetëm një arsye bazë pse nuk u bindemi urdhërimeve të Jezusit: për shkak se nuk kemi siguri në zemër që bindja do të na sjellë më tepër bekim se mosbindja. Ne nuk shpresojmë plotësisht në premtimin e Perëndisë.

Çfarë premtoi Ai? Pjetri i përcjell kështu mësimet e Jezusit:

Pa e kthyer të keqen me të keqe ose fyerjen me fyrje, po, përkundrazi, bekoni, duke e ditur se për këtë u thirrët, që të trashëgoni bekimin. Sepse “kush do ta dojë jetën dhe do të shohë ditë të mira, le ta ruajë gojën e tij nga e keqja dhe buzët e tij nga të folurit mashtrim; të largohet nga e keqja dhe të bëjë të mirën.” (1 e Pjetrit 3:9-11)

Duke ndjekur shembullin e Jezusit, Pjetri nuk ka turp të japë motivim për bindje ndaj urdhërimeve të vështira–si të mos e kthesh të keqen me të keqe –me premtimin e një gëzimi më të madh. “Bekoni ata që ju fyejnë... që të trashëgoni bekimin!” A dëshiron të gëzosh jetën e përjetshme? Largohu nga e keqja! Gëzimi për gjithë përjetësinë të pret ty! A nuk është ky shpërblim mjaft i madh sa për t’i anashkaluar kënaqësitë e hakmarrjes?

Do të jesh gjithmonë shumë më mirë nëse i bindesh Jezusit, jo duke mos ju bindur, edhe nëse kjo bindje do të të kushtojë jetën. Jezusi tha:

Në të vërtetë po ju them: nuk ka asnjeri që të ketë lënë shtëpinë, a vëllezërit, a motrat, a atin, a nënën, a fëmijët ose arat për hatrin tim dhe të ungjillit, që të mos marrë tani, në këtë botë, njëqindfish... së bashku me përndjekjet, dhe në botën e ardhshme, jetë të përjetshme. (Marku 10:29-30)

E vetmja mënyrë për ta pasur fuqinë që të ndjekim Krishtin në udhën e kushtueshme të dashurisë, është të mbushemi me shpresë, me siguri të fortë që, nëse e humbasim jetën duke bërë vullnetin e Tij, do ta gjejmë sërish dhe do të shpërblehemi përjetë bujarisht.

EtiketaSolid Joys

Postime të ngjashme

>