gusht 15

Gusht 2022


E mira më e lartë e lajmit të mirë–ungjillit–është shijimi i bashkësisë me vetë Perëndinë. Kjo bëhet e qartë te 1 e Pjetrit 3:18 në frazën “për të na çuar te Perëndia”. Kjo është arsyeja pse Jezusi vdiq.

Të gjitha dhuratat e tjera të ungjillit ekzistojnë për ta bërë të mundur këtë.

  • Ne jemi falur, në mënyrë që faji ynë të mos na mbajë larg Perëndisë.
  • Ne jemi drejtësuar, në mënyrë që dënimi ynë të mos na mbajë larg Perëndisë.
  • Perëndia është paqtuar, në mënyrë që zemërimi i Tij të mos qëndrojë mes nesh dhe Tij si Ati ynë.
  • Ne na është dhënë tani jeta e përjetshme dhe në ringjallje do të na jepen trupa të rinj, që të mund të kemi kapacitetin për të qenë me Perëndinë përjetë dhe për t’u kënaqur plotësisht me Të.

Vëre në provë zemrën tënde. Përse do falje? Përse do të jesh i drejtësuar? Përse do që zemërimi i Perëndisë të paqtohet? Përse e dëshiron jetën e përjetshme? A është përgjigjja përfundimtare: “Sepse dua të kënaqem me Perëndinë tani e përjetë”?

Dashuria e ungjillit që jep Perëndia, në fund të fundit, është dhurata e vetes së Tij. Për këtë u krijuam. Këtë humbëm për shkak të mëkatit tonë. Kjo është ajo që Krishti erdhi të ripërtërinte.

“Në të djathtën tënde ka kënaqësi në përjetësi” (Psalmi 16:11).


John Piper është themeluesi dhe mësuesi i desiringGod.org si dhe president i kolegjit dhe seminarit Bethlehem. Ai ka shërbyer për 33 vjet si pastor i kishës baptiste Bethlehem, në Miniapolis, Minesota. Piper-i është autor i më shumë se 50 librave ku përfshihen Desiring God: Meditations of a Christian Hedonist dhe libri i tij më i ri Providence. Pesë prej librave të John Piper-it janë botuar edhe në gjuhën shqip, Mos e shko dëm jetën; Pesë pika – Drejt një përjetimi më të thellë të hirit të Perëndisë; Virusi Korona dhe Krishti; Lajm i mirë, gëzim i madh dhe Soditja dhe shijimi i Jezu Krishtit.

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ dritez.al 2022


Postime të ngjashme

29 dhjetor – Një fat i tmerrshëm
28 dhjetor – Synimi është lavdia
>