maj 12

Maj 2022


Ka dy arsye kryesore pse të krishterët duhet t’i duan armiqtë e tyre dhe t’u bëjnë të mira.

Njëra nga arsyet është se ajo zbulon se si është Perëndia. Ai është i mëshirshëm.

  • Ai bën të lindë diellin e tij mbi të këqijtë dhe mbi të mirët dhe bën të bjerë shi mbi të drejtët dhe të padrejtët. (Mateu 5:45)
  • Ai nuk na trajton siç e meritojnë mëkatet tona dhe nuk na dënon në bazë të fajeve tona. (Psalmi 103:10)
  • Por jini të mirë dhe të përdëllyeshëm njëri me tjetrin, duke e falur njëri-tjetrin, sikurse edhe Perëndia ju ka falur në Krishtin. (Efesianëve 4:32)

Prandaj, kur të krishterët jetojnë kështu, me fuqinë e Perëndisë, tregojmë pak nga ajo se si është Perëndia.

Arsyeja e dytë është që zemrat e të krishterëve janë të kënaqura me Perëndinë dhe nuk janë të motivuara nga dëshira për hakmarrje, për vetëlartësim, për para ose për siguri tokësore.

Perëndia është bërë thesari ynë dhe na kënaq plotësisht, ndaj ne nuk i trajtojmë kundërshtarët tanë të motivuar nga ndjesia e nevojës dhe e pasigurisë tonë, por nga mbushullia jonë me lavdinë e kënaqshme të Perëndisë.

Hebrenjve 10:34 thotë: “Keni pranuar me gëzim rrëmbimin e kamjes suaj [domethënë, nuk u hakmorët ndaj kundërshtarëve tuaj], duke ditur se keni për veten tuaj një kamje më të mirë e të qëndrueshme në qiej.” Ajo që e largon shtysën e fortë për hakmarrje është besimi ynë i thellë se kjo botë nuk është shtëpia jonë, dhe se Perëndia është shpengimi ynë krejtësisht i sigurt dhe i plotë. Ne e dimë që kemi “një kamje më të mirë e të qëndrueshme”.

Prandaj, në të dyja këto arsye për t’i dashur armiqtë tanë, ne shohim gjënë kryesore: Perëndia tregohet se është Ai që është në të vërtetë, si një Perëndi i mëshirshëm dhe po aq i lavdishëm e që na kënaq plotësisht.

Fuqia për të qenë të mëshirshëm është se ne kemi qenë të kënaqur me mëshirën e Perëndisë ndaj nesh. Arsyeja përfundimtare për të qenë të mëshirshëm është që të përlëvdojmë Perëndinë, domethënë, t’i ndihmojmë të tjerët që ta madhërojnë Atë për mëshirën e Tij. Ne duam të tregojmë që Perëndia është i madhërishëm. Ne duam që përmes mëshirës së Perëndisë, dashuria jonë ta bëjë Perëndinë të duket madhështor në sytë e njerëzve.


John Piper është themeluesi dhe mësuesi i desiringGod.org si dhe president i kolegjit dhe seminarit Bethlehem. Ai ka shërbyer për 33 vjet si pastor i kishës baptiste Bethlehem, në Miniapolis, Minesota. Piper-i është autor i më shumë se 50 librave ku përfshihen Desiring God: Meditations of a Christian Hedonist dhe libri i tij më i ri Providence. Pesë prej librave të John Piper-it janë botuar edhe në gjuhën shqip, Mos e shko dëm jetën; Pesë pika – Drejt një përjetimi më të thellë të hirit të Perëndisë; Virusi Korona dhe Krishti; Lajm i mirë, gëzim i madh dhe Soditja dhe shijimi i Jezu Krishtit.

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ dritez.al 2022


Postime të ngjashme

29 dhjetor – Një fat i tmerrshëm
28 dhjetor – Synimi është lavdia
>