john towner 89pfnhkg8he unsplash

Prill 2020


Përgjigjja

Rregulli më i mirë bazë për të përcaktuar se çfarë është kontekstualizimi biblik dhe çfarë është kompromisi jobiblik është pyetja: A e bën kjo gjë më të qartë skandalin e ungjillit? Nëse po, është kontekstualizim biblik. Nëse jo, është kompromis jobiblik.

Në pamje të parë, praktikat kulturore si heqja e këpucëve brenda në shtëpi apo të ngrënët me dorën e majtë, mund të duken sikur nuk kanë fare lidhje me ungjillin. Por nëse përshtatja me zakonet e kulturës, që thamë më lart, shmang ofendimin kulturor, kjo gjë na lejon ta komunikojmë ungjillin në mënyrë më të drejtpërdrejtë. Heqja e këtyre pengesave kulturore i jep mundësi dëgjuesit që ta dëgjojë më qartë skandalin e ungjillit. Me fjalë të tjera, kontekstualizimi i mirë u jep njerëzve mundësinë të pengohen tek ungjilli dhe jo te kultura.

Nga ana tjetër, nëse përqafon ndonjë praktikë kulturore që bie në konflikt me Shkrimin, apo e paraqet ungjillin në një mënyrë që e minimizon veçantinë e ungjillit nga ajo që dikush tashmë beson, një “kontekstualizim” i tillë është kompromis i maskuar, për shkak se e minimizon skandalin e ungjillit, dhe për aq kohë sa e bën këtë, ti errëson ungjillin.


Kategoria: Ungjilli
Botuar me leje: https://www.9marks.org/answer/how-can-you-tell-difference-betweenlegitimate-contextualization-and-unbiblical-compromise/
Përktheu: Asim Hamza | Redaktoi: Vilma Dina
Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni "botuar me leje nga dritez.al" dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ dritez.al 2020

Etiketa9marks, Ungjilli

Postime të ngjashme

Cilët janë disa mesazhe që njerëzit, në mënyrë të rreme, deklarojnë se janë ungjilli?
Çfarë është një plak kishe?
Askush nuk merr kishën që do