Lexo librin online
Në librin “Vëllezër, nuk jemi profesionistë”, John Piper-i u përgjërohet bashkëpastorëve që ta braktisin profesionalizmin e thirrjes së tyre pastorale dhe t’i binden thirrjes profetike të Biblës për një shërbesë radikale.
“Ne, pastorët, po vritemi nga profesionalizmi i shërbesës pastorale. Mentaliteti i profesionistit nuk është mentaliteti i profetit. Ai nuk është mentaliteti i Krishtit. Profesionalizmi nuk ka të bëjë fare me thelbin dhe zemrën e shërbesës së krishterë. Sa më shumë të dëshirojmë të jemi profesionalë, aq më shumë vdekje frymërore do të lëmë në shtegun tonë. Nuk ka një mënyrë profesionale për t’u bërë si fëmijët e vegjël (Mateu 18:3); nuk ka një zemërbutësi profesionale (Efesianëve 4:32). Nuk ka një kërkim të zjarrtë dhe profesional të Perëndisë (Psalmi 42:1).”
Së shpejti, librin mund ta gjeni te:
Mund ta porosisni direkt nga qendra “Ignis”. Për sasi mbi 10 kopje, librat i merrni me çmim të reduktuar.