Soditja dhe shijimi i Jezu Krishtit

Sodite Jezusin e Biblës! Mbaji sytë hapur dhe mbushi ato me portretin e Jezusit në Fjalën e Perëndisë. Jezusi tha: “Në qoftë se dikush do të bëjë vullnetin e tij, do ta njohë nëse kjo doktrinë vjen nga Perëndia apo nëse unë flas nga vetja ime”. Kërkoji Perëndisë të të japë hirin për të bërë vullnetin e tij dhe do ta shohësh të vërtetën e Birit të tij.

John Piper e ka shkruar këtë libër me shpresën se të gjithë do ta shohin Jezusin për atë që ai është në realitet dhe do të kënaqen me të, më tepër se me çdo gjë tjetër.

Që nga viti 1980, John Piper ka qenë pastor predikimi në kishën baptiste Betlehem, në zemër të qytetit Minneapoliss. Predikimet dhe librat e tij i kanë frymëzuar lexuesit drejt një pasioni për superioritetin e Perëndisë në të gjitha gjërat, për gëzimin e të gjithë popujve. Mes veprave të tij, libri më i shitur është i shtëpisë botuese “Crossway”, The Passion of Jesus Christ, A Hunger for God, God’s Passion for His Glory. Katër libra nga John Piper tashmë janë edhe në shqip Virusi Korona dhe Krishti, Pesë Pika–Drejt një përjetimi më të thellë të hirit të Perëndisë, Mos e shko dëm jetën dhe Lajm i mirë, gëzim i madh. John dhe bashkëshortja e tij, Noël kanë pesë fëmijë.

Librin mund ta gjeni te:

Mund ta porosisni direkt nga qendra “Ignis”. Për sasi mbi 10 kopje, librat i merrni me çmim të reduktuar.

 

Kategori:

Lexo librin online

>