Shenjtëria e Perëndisë (Udhëzues Studimi)

Kur Isaia u përball me Perëndinë tonë shumë të shenjtë, ai u tmerrua dhe klithi: “I mjeri unë!” Përjetimi i shenjtërisë së Perëndisë nga Isaia nuk është i ndryshëm nga përjetimi ynë. Shenjtëria e Perëndisë na mahnit dhe na tmerron në të njëjtën kohë. Ajo na zbulon kush jemi, dhe kjo ose mund të na bëjë të largohemi të frikësuar ose mund të na bëjë të këlthasim për mëshirë. Në librin “Shenjtëria e Perëndisë”, Dr. Sproul e ilustron madhështinë e shenjtërisë së Perëndisë përmes një studimi biblik dhe historik të asaj se çfarë përjetuan njerëzit kur u përballën me të Shenjtin, dhe në fund gjetën strehë në drejtësinë e Krishtit.

 

Ky udhëzues studimi shoqëron serinë e videove të mësimit “Shenjtëria e Perëndisë”. Ky material është krijuar për t’ju ndihmuar që të keni sa më tepër dobi nga ky përjetim i të nxënit.

Librin mund ta gjeni te:

Mund ta porosisni direkt nga qendra “Ignis”. Për sasi mbi 10 kopje, librat i merrni me çmim të reduktuar.

Kategori:
>