Hiri është zemra e Perëndisë për t’ju bërë mirë atëherë kur e meritoni më pak.
Pyetja është nëse e dimë sesa shumë nuk e meritojmë hirin?
Këtë gjë mund të na e zbulojë vetëm Perëndia. Ai e bën këtë gjë përmes Biblës. Dhe kur e bën, mrekullitë e hirit të tij shkëlqejnë si kurrë më parë. Këto Pesë Pika tregojnë sesi të krishterët vijnë në ekzistencë dhe sesi ruhemi përgjithmonë.
• Kjo e vërtetë arrin pas në kohë në momentin kur u zgjodhëm lirisht.
• Shkon gjithashtu drejt të ardhmes kur do të jemi të sigurt dhe të lumtur përjetë.
• Futet thellë në misteret e veprës së Krishtit i cili bleu dhuratën e besimit për të gjithë bijtë e Perëndisë.
• Gjithashtu futet thellë në shpirtin njerëzor duke nxjerrë në pah misteret e veprës së Frymës ndërsa Ai e mposht rebelimin tonë dhe na bën robër të vullnetshëm të Mbretit Jezus.
John Piper beson që përjetimi ynë i hirit thellohet ndërsa e kuptojmë më mirë veprën e hirshme të Perëndisë. Ai na fton që t’i hyjmë këtij kërkimi së bashku.