Mos e ço dëm jetën

500 L

Publikuesi: IGNIS
Kategori: Etiketë:

John Piper shkruan: “Ua them unë se çfarë është tragjedi. Ua them unë se si ta çoni dëm jetën tuaj. Mendoni për një histori nga numri i shkurtit 1998 i Reader’s Digest, që flet për një çift që “dolën në pension të parakohshëm në Verilindje pesë vjet më parë kur burri ishte 59 vjeç dhe gruaja 51 vjeçe. Tani ata jetojnë në Punta Gorda, Florida, ku dalin në det me peshkarexhën e tyre, luajnë softball dhe koleksionojnë guaska”. Në fillim, kur e lexova këtë histori mendova se mos ishte shaka. Vënie në lojë e Ëndrrës Amerikane. Por nuk ishte ashtu. Tragjikisht, kjo ishte ëndrra: Eja në fund të jetës tënde – të vetmes jetë të çmuar që të ka dhënë Zoti – dhe, përpara se të japësh llogari para Krijuesit, le të jetë kjo vepra jote e fundit madhore: luaj softball dhe koleksiono guaska. Përfytyroji ata para Krishtit ditën e madhe të gjykimit: “Shiko, Zot. Shiko guaskat e mia”. Kjo është tragjedi”.