Nevoja që të studiojmë rreth Frymës së Shenjtë është reale dhe urgjente. Libri Fryma e Shenjtë është një studim klasik ekspozitor rreth Personit dhe veprës së Frymës së Shenjtë. Autori trajton çështje si Personi i Tretë i Hyjnisë, personaliteti i Frymës së Shenjtë, vepra e Frymës dhe nderimi që i takon Atij. Më pas, autori paraqet veprën e Frymës së Shenjtë në lidhje me Krishtin, e cila është ta përlëvdojë gjithmonë Krishtin dhe t’ia bëjë të njohur Atë besimtarit.