Kur je nën kontrollin e Frymës së Shenjtë, jeta jote ka potencialin të ndryshojë gjithçka me të cilën është në kontakt. Të ecurit në Frymë të çon në një marrëdhënie të shëndetshme me familjen, shoqërinë dhe punëdhënësit. Kjo gjë tërheq vëmendjen e jobesimtarëve që shikojnë. Dhe ndez një flakë te besimtarët e tjerë, duke nxitur dëshirën e tyre për t’iu bindur Perëndisë dhe për ta lavdëruar Atë.
Por si mund ta dish nëse je duke u mbështetur në fuqinë e Frymës së Shenjtë? Si duket të ecësh me Frymën – dhe cilat janë shenjat e një besimtari të mbushur me Frymën?
Xhon Mek-Arthër u përgjigjet këtyre pyetjeve dhe më tepër në “Çfarë do të thotë të mbushesh me Frymën?” – një studim i tre vargjeve të shkurtra nga Efesianëve që përmbajnë çelësin për të jetuar jetën e krishterë në maksimum – sipas mënyrës që synonte Perëndia. Ky studim klasik nga Efesianëve 5 hedh poshtë idetë e gabuara në lidhje me punën e Frymës së Shenjtë në jetën e besimtarit.