E ke kapur ndonjëherë veten duke pasur këto mendime apo duke bërë këtë jetë para se të njihje Perëndinë? Nëse po, trego një shembull se si je përpjekur ta “fusje në punë” Perëndinë në jetën tënde!
Nikodemi sapo tha: “...askush nuk mund të bëjë shenjat, që bën ti, në qoftë se Perëndia nuk është me të.” Jezusi përgjigjet në këtë mënyrë: “Unë vë gjithë jetën time mbi këtë të vërtetë, (në të vërtetë, në të vërtetë) nëse një nuk lind përsëri, ai nuk mund ta shohë mbretërinë e Perëndisë.” Fjalët në këtë varg janë “lind përsëri”, që duan të thonë: “të lindësh nga qielli; të lindësh nga Perëndia.”
Këtu, Gjoni po përdor një tjetër element fizik për të na mësuar një të vërtetë të thellë shpirtërore. Është akti fizik i lindjes. Na ndihmon të kuptojmë si të lindim shpirtërisht. Koncepti i lindjes na mëson që Perëndia na ofron jetë të re. Njeriu mund të lindë fizikisht dhe të bëjë jetë fizike, por kjo nuk do të thotë që ka lindur shpirtërisht dhe ka lidhje të vërtetë me Perëndinë. Jezusi i tha Nikodemit se ndërsa ai mendonte se ishte në rregull dhe i lidhur me Perëndinë, Nikodemi nuk kishte jetën e re të Perëndisë nga Qielli – ai nuk kishte favorin e Perëndisë dhe ishte i shkëputur nga Ai. Nikodemit i duhej një lindje e re në zemër, nga Perëndia.
“Është akti fizik i lindjes. Na ndihmon të kuptojmë si të lindim shpirtërisht.”
A mund ta kuptosh ndryshimin për të cilin po flet Jezusi?
A mund ta përshkruash lindjen e dytë me fjalët e tua?
Nikodemi mendon se diçka e tillë është skandaloze. Shiko dy pyetjet që ai i bën shpejt e shpejt Jezusit. Këto pyetje, pa dyshim, tregojnë se Nikodemi e di që nuk e ka favorin e Perëndisë.
- Si mund të lindë një njeri kur është plak?
- A mund të hyjë ai për së dyti në barkun e nënës së vet dhe të lindë?
- Jezusi kishte shpjeguar lindjen dhe jetën e re nga Fryma, por për çfarë lindjeje e kishte fjalën Nikodemi?
- Çfarë dallon në pyetjet e Nikodemit? Çfarë qëndrimi ka ai?
“Po tallesh me mua? Si t’ia nis nga e para? Të hyj për së dyti në barkun e nënës? Kjo është një ide e tmerrshme për mua, ide akoma më e keqe për nënën time.” Mund ta dallojmë sarkazmën dhe talljen, si edhe shmangien në këto pyetje. Pse Nikodemi po përgjigjet me pyetje provokuese si këto? Përgjigjja është e njëjtë me arsyen pse ai po vinte ta takonte Jezusin natën; ai po fshihej.
“Nikodemi po vjen ta takojë Jezusin natën –ai po fshihet.”
Nëse e heton çështjen më imtësisht dhe nga gjërat që dimë deri më tani, ç‘mendon se po fsheh Nikodemi?