Rifreskim:
Në këto pesë vargje mësuam se:
- Nikodemi u mëson njerëzve se si mund të shkojnë te Perëndia, por ai nuk e ka përjetuar vetë diçka të tillë.
- Jezusi mund t’i thotë Nikodemit të vërtetën e plotë për qiellin, sepse Ai ka ardhur nga qielli.
- Jezusi është Njeriu i përsosur (Biri i njeriut), i cili u profetizua nga Danieli se do të vinte.
- Jezusi mund të bëjë atë që s’mund ta bëjë dot askush tjetër— të shkojë drejt e në praninë e Perëndisë.
- Vetëm Jezusi është lidhja jonë me qiellin.