adhuro Perendine (sfondi)

Prill 2020


Përgjigjja

Ungjillëzimi është t’u tregosh të tjerëve lajmin e mirë se çfarë ka bërë Jezu Krishti për të shpëtuar mëkatarët. Në mënyrë që ta bëni këtë, duhet t’u thoni njerëzve që:

  1. Perëndia është i shenjtë (1 e Gjonit 1:5). Ai është krijuesi i të gjitha gjërave (Zanafilla 1:1).
  2. Të gjithë njerëzit janë mëkatarë që meritojnë zemërimin e drejtë dhe të përjetshëm të Perëndisë (Romakëve 3:10-19; Marku 9:48; Zbulesa 14:11).
  3. Jezu Krishti, i cili është plotësisht Perëndi dhe plotësisht njeri, jetoi një jetë pa mëkat, vdiq në kryq për të mbajtur zemërimin e Perëndisë në vendin e të gjithë atyre që besojnë në Të dhe u ringjall prej së vdekurish, në mënyrë që t’u jepte njerëzve të Tij jetën e përjetshme (Gjoni 1:1; 1 e Timoteut 2:5; Hebrenjve 7:26; Romakëve 3:21-26; 2 e Korintasve 5:21; 1 e Korintasve 15:20-22).
  4. Mënyra e vetme për t’u shpëtuar nga dënimi i përjetshëm dhe për t’u pajtuar me Perëndinë është, duke u penduar për mëkatin dhe duke besuar për shpëtim në Jezu Krishtin (Marku 1:15; Veprat 20:21).

Ungjillëzimi është t’u tregosh të tjerëve këtë mesazh themelor.


Kategoritë: Ungjilli
Botuar me leje: https://www.9marks.org/answer/what-evangelism/
Përktheu: Asim Hamza | Redaktoi: Linea Simeon | Kryeredaktore: Vilma Dina
Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

© dritez.al 2020

Etiketa9marks

Autori


Postime të ngjashme

Cilët janë disa mesazhe që njerëzit, në mënyrë të rreme, deklarojnë se janë ungjilli?
Çfarë është një plak kishe?
Askush nuk merr kishën që do