Tetor_7

Tetor 2022


Ka shumë pak gjëra që më kanë mbërthyer me një gëzim më të madh sesa e vërteta që Perëndia dëshiron të më tregojë se është Perëndi duke vepruar për mua, dhe fakti që Ai vepron për mua, është gjithmonë para, poshtë dhe të vepruarit tim për Të.

Në fillim mund të na tingëllojë arrogante dhe na duket sikur po e nënçmojmë Perëndinë kur themi se Ai punon për ne. Por kjo ndodh vetëm kur mendojmë se ne jemi punëdhënësi dhe Perëndia ka nevojë për një punë. Nuk është kjo ajo që Bibla flet kur thotë se Perëndia punon për ne. Ky mendim nuk është aspak i pranishëm në mendjen e Isaias kur thotë se Perëndia “vepron për atë që ka shpresë tek ai” (Isaia 64:4).

Kuptimi i duhur i mendimit që Perëndia punon për mua, është se kam falimentuar dhe kam nevojë që dikush të më nxjerrë nga borxhi. Unë jam i dobët dhe kam nevojë për dikë të fortë. Jam në rrezik dhe kam nevojë për një mbrojtës. Jam i marrë dhe kam nevojë për dikë të urtë. Jam i humbur dhe kam nevojë për një Shpëtimtar.

Perëndia punon për mua do të thotë që unë s’mund ta bëj atë punë. Jam në nevojë shumë të madhe për ndihmë.

Kjo gjë i jep lavdi Perëndisë, jo mua. Dhuruesi merr lavdinë. I Fuqishmi është ai që lavdërohet.

Dëgjo si flet Bibla për Perëndinë që punon për mua dhe çlirohu nga nevoja për ta mbajtur barrën tënde. Lëre Perëndinë që ta bëjë punën.

  1. “Asnjë sy nuk kishte parë ndonjë Perëndi tjetër veç teje, që vepron për atë që ka shpresë tek ai” (Isaia 64:4).
  2. Perëndia nuk “shërbehet nga duart e njerëzve, sikur të kishte nevojë për ndonjë gjë, sepse ai u jep të gjithëve jetë, frymëmarrje dhe gjithçka” (Veprat 17:25).
  3. “Biri i njeriut nuk erdhi që t’i shërbejnë, por për të shërbyer dhe për të dhënë jetën e tij si shpërblesë për shpengimin e shumë vetave” (Marku 10:45).
  4. “Në të vërtetë sytë e ZOTIT përshkojnë tërë dheun për të treguar forcën e tij ndaj atyre që kanë një zemër të ndershme ndaj tij” (2 i Kronikave 16:9).
  5. “Po të kisha uri, nuk do ta thosha... Kërkomë ditën e fatkeqësisë, unë do të të çliroj dhe ti do të më përlëvdosh” (Psalmi 50:12, 15).
  6. “Deri në pleqërinë tuaj... do t’ju mbaj… Unë ju kam bërë dhe unë do t’ju përkrah; po, do t’ju mbaj dhe do t’ju shpëtoj” (Isaia 46:4).
  7. “Jam munduar më shumë se gjithë të tjerët, jo unë, por hiri i Perëndisë me mua” (1 e Korintasve 15:10).
  8. “Në qoftë se ZOTI nuk e ndërton shtëpinë, më kot lodhen ndërtuesit” (Psalmi 127:1).
  9. “Kush bën një shërbim, le ta bëjë në forcën që i jep Perëndia, që në gjithçka të përlëvdohet Perëndia” (1 e Pjetrit 4:11).
  10. “Veproni për shpëtimin tuaj... sepse Perëndia është ai që vepron në ju edhe vullnetin edhe veprimtarinë” (Filipianëve 2:12-13).
  11. “Unë mbolla, Apoli ujiti, por Perëndia i rriti” (1 e Korintasve 3:6).
EtiketaSolid Joys

Postime të ngjashme

30 Nëntor – Turpi triumfues i kryqit
>