gusht 3

Gusht 2022


Perëndia nuk e krijoi gjithësinë fizike pa qëllim. Ai kishte një qëllim, domethënë, që të shtonte mënyrat se si lavdia e Tij manifestohet dhe bëhet e dukshme. “Qiejt tregojnë lavdinë e Perëndisë dhe kupa qiellore shpall veprën e duarve të tij” (Psalmi 19:1).

Trupat tanë hyjnë në të njëjtën kategori të gjërave fizike, të cilat Perëndia i krijoi për këtë arsye. Ai nuk do të heqë dorë nga plani i Tij për t’i dhënë lavdi vetes përmes qenieve njerëzore dhe trupave të tyre.

Pse Perëndia u hyn gjithë këtyre telasheve për t’i “ndotur duart e Tij” me trupin tonë të njollosur nga mëkati dhe që po prishet, për ta rivendosur atë si një trup të ringjallur dhe për ta veshur me lavdi dhe pavdekësi? Përgjigjja: Sepse Biri i Tij pagoi çmimin me vdekje, në mënyrë që të mund të përmbushej qëllimi i Atit për gjithësinë materiale, ku përfshihen edhe trupat tanë, domethënë, që Ai të përlëvdohej në të në jetë të jetëve.

Këtë thotë teksti: “Sepse u bletë me një çmim [domethënë, me vdekjen e Birit të Tij]! Përlëvdoni Perëndinë, pra, me trupin tuaj.” Perëndia nuk e shpërfill dhe as e çnderon veprën e Birit të Tij, por do ta nderojë duke i ringjallur trupat tanë prej së vdekurish, dhe do t’i përdorë po këta trupa për ta përlëvduar Atë në jetë të jetëve.

Kjo është arsyeja pse kemi një trup! Kjo është gjithashtu arsyeja pse ky trup do të ringjallet për të qenë një trup i lavdishëm si trupi i Krishtit.


John Piper është themeluesi dhe mësuesi i desiringGod.org si dhe president i kolegjit dhe seminarit Bethlehem. Ai ka shërbyer për 33 vjet si pastor i kishës baptiste Bethlehem, në Miniapolis, Minesota. Piper-i është autor i më shumë se 50 librave ku përfshihen Desiring God: Meditations of a Christian Hedonist dhe libri i tij më i ri Providence. Pesë prej librave të John Piper-it janë botuar edhe në gjuhën shqip, Mos e shko dëm jetën; Pesë pika – Drejt një përjetimi më të thellë të hirit të Perëndisë; Virusi Korona dhe Krishti; Lajm i mirë, gëzim i madh dhe Soditja dhe shijimi i Jezu Krishtit.

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ dritez.al 2022


Postime të ngjashme

29 dhjetor – Një fat i tmerrshëm
28 dhjetor – Synimi është lavdia