Gusht_29

Gusht 2022


Të jesh “në Krishtin Jezus” është një realitet i mahnitshëm. Është jashtëzakonisht befasuese të jesh i bashkuar me Krishtin. I lidhur me Krishtin.

Nëse je “në Krishtin”, dëgjo se çfarë do të thotë kjo për ty:

1. Në Krishtin Jezus të është dhënë hir që para krijimit të botës. Letra e dytë e Timoteut 1:9: “sipas hirit, që na u dha në Krishtin Jezus përpara kohërave të përjetshme.”

2. Në Krishtin Jezus u zgjodhe prej Perëndisë që para krijimit. Efesianëve 1:4: “[Perëndia] na zgjodhi [ne] në të [Krishtin] përpara themelimit të botës.”

3. Në Krishtin Jezus, je dashur prej Perëndisë me një dashuri të pandashme. Romakëve 8:38-39: “Sepse jam i bindur se as vdekja, as jeta, as engjëjt, as pushtetet, as fuqitë dhe as gjërat e tashme, as gjërat e ardhshme, as lartësitë, as thellësitë, as ndonjë tjetër krijesë, nuk do të mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë që është në Jezu Krishtin, Zotin tonë.”

4. Në Krishtin Jezus u shpengove dhe t’u falën të gjitha mëkatet. Efesianëve 1:7: “në të cilin [Krishtin] kemi shpengimin me anë të gjakut të tij, faljen e mëkateve sipas pasurisë së hirit të tij.”

5. Në Krishtin Jezus je drejtësuar para Perëndisë dhe drejtësia e Tij në Krishtin të është llogaritur ty. Letra e dytë e Korintasve 5:21: “Sepse atë, që nuk njihte mëkat, e bëri mëkat për ne, që ne të bëhemi drejtësia e Perëndisë në të.”

6. Në Krishtin Jezus je bërë një krijesë e re, një bir/bijë e Perëndisë. Letra e dytë e Korintasve 5:17: “Prandaj nëse dikush është në Krishtin, është një krijesë e re; të vjetrat shkuan; ja, të gjitha u bënë të reja.” Galatasve 3:26: “sepse të gjithë ju jeni bij të Perëndisë me anë të besimit në Krishtin Jezus.”

Lutem që të mos lodhesh kurrë duke eksploruar dhe duke u mburrur me privilegjin e pamasë të të qenët “në Krishtin Jezus”.

EtiketaSolid Joys

Postime të ngjashme

29 Dhjetor – Një fat i tmerrshëm
28 Dhjetor – Synimi është lavdia
>