Shtator_28

Shtator 2022


Një kundërshtim i zakonshëm ndaj hedonizmit të krishterë është që i vendos interesat e njeriut mbi lavdinë e Perëndisë–domethënë që e vendos lumturinë time mbi nderin e Perëndisë. Por hedonizmi i krishterë nuk e bën aspak këtë gjë.

Nuk ka dyshim që ne, hedonistët e krishterë, përpiqemi të kërkojmë interesin dhe lumturinë tonë me gjithë forcë. Ne e mbështetim vendimin e të riut Jonathan Edwards: “Zotohem: Të përpiqem që të fitoj për veten time sa më shumë lumturi që të jetë e mundur në botën e ardhshme, me gjithë forcën, fuqinë, zellin, vrullin, por edhe me gjithë dhunën që mund të ushtroj dhe në çdo mënyrë që mund të mendoj.”

Megjithatë, ne kemi mësuar nga Bibla (dhe nga Edwards!) se interesi i Perëndisë është që të madhërojë plotësinë e lavdisë së Tij, duke derdhur mëshirë me bollëk mbi ne–mëkatarët që kemi nevojë të dëshpëruar për .

Prandaj, kërkimi i interesit dhe i lumturisë tonë, edhe nëse kjo na kushton jetën, nuk qëndron kurrë mbi interesin, lumturinë dhe lavdinë e Perëndisë, por qëndron gjithmonë interesin, lumturinë dhe lavdinë e Tij. Një nga të vërtetat më të çmuara në Bibël është se interesi më i madh i Perëndisë është përlëvdimi i pasurisë së hirit të Tij duke i bërë mëkatarët të lumtur në Të–në !

Kur e përulim veten si fëmijë të vegjël dhe nuk tregojmë asnjë pikë vetëmjaftueshmërie, por rendim të lumtur në gëzimin e përqafimit të Atit tonë, lavdia e hirit të Tij madhërohet dhe ëndja e shpirtit tonë kënaqet. Interesi ynë dhe lavdia e Tij bëhen një e vetme.

Kur Jezusi premtoi te Mateu 6:6: “Ati yt, që shikon në fshehtësi, do të ta shpërblejë haptas,” ky është një shpërblim, të cilin Ai dëshiron që ne ta kërkojmë. Jezusi nuk na josh me një gëzim, që nuk duhet ta kemi! Por ky shpërblim–ky gëzim–është vërshimi i braktisjes së lavdërimit njerëzor dhe i të shkuarit në dhomëzën e lutjes për të kërkuar Perëndinë.

Prandaj, hedonistët e krishterë nuk e vendosin lumturinë e tyre mbi lavdinë e Perëndisë. Ata e vendosin lumturinë në vetë Perëndinë dhe kështu zbulojnë të vërtetën e lavdishme që Perëndia përlëvdohet më tepër në ne kur ne kënaqemi më tepër në Të.

EtiketaSolid Joys

Postime të ngjashme

30 Nëntor – Turpi triumfues i kryqit
>