qershor 27

Qershor 2022


Përjetimi i hirit të ardhshëm shpesh varet nga fakti nëse do të gjejmë strehë te Perëndinë apo nëse do ta vëmë në dyshim kujdesin e Tij dhe të shkojmë të strukemi në streha të tjera.

Për ata që gjejnë strehë në Perëndinë, premtimet e hirit të ardhshëm janë të shumta dhe të pasura.

  • Asnjë nga ata që gjejnë strehë te ai nuk do të dënohet. (Psalmi 34:22)
  • Ai është mburoja e të gjithëve atyre që kanë shpresë tek ai. (2 i Samuelit 22:31)
  • Lum ata që gjejnë strehë tek ai. (Psalmi 2:12)
  • Zoti është i mirë, është një fortesë në ditën e fatkeqësisë; ai i njeh ata që kërkojnë strehë tek ai. (Nahumi 1:7)

Ne nuk fitojmë apo meritojmë ndonjë gjë duke gjetur strehë në Perëndinë. Strehimi për shkak se jemi të dobët dhe kemi nevojë për mbrojtje, nuk është një vepër e cila lartëson vetëmjaftueshmërinë tonë. Gjithçka që bën është të tregojë se ne e konsiderojmë veten si të pafuqishëm dhe vendin e fshehtë e konsiderojmë si një vend shpëtimi.

Në të gjitha ato premtime që sapo citova, kushti i bekimit të madh nga Perëndia është që ne të gjejmë strehë tek Ai. Ai kusht nuk është një vepër merite; është një kusht dëshpërimi dhe pranimi i dobësisë, i nevojës dhe i besimit tonë.

Dëshpërimi nuk kërkon me ngulm dhe as meriton; ai përgjërohet për mëshirë dhe kërkon hir.


John Piper është themeluesi dhe mësuesi i desiringGod.org si dhe president i kolegjit dhe seminarit Bethlehem. Ai ka shërbyer për 33 vjet si pastor i kishës baptiste Bethlehem, në Miniapolis, Minesota. Piper-i është autor i më shumë se 50 librave ku përfshihen Desiring God: Meditations of a Christian Hedonist dhe libri i tij më i ri Providence. Pesë prej librave të John Piper-it janë botuar edhe në gjuhën shqip, Mos e shko dëm jetën; Pesë pika – Drejt një përjetimi më të thellë të hirit të Perëndisë; Virusi Korona dhe Krishti; Lajm i mirë, gëzim i madh dhe Soditja dhe shijimi i Jezu Krishtit.

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ dritez.al 2022


Postime të ngjashme

29 dhjetor – Një fat i tmerrshëm
28 dhjetor – Synimi është lavdia