26 janar

Janar 2022


Është lajm shumë i mirë që Perëndia e ka planifikuar që lavdia e Tij të madhërohet përmes ushtrimit të hirit të Tij.

Është e sigurt që Perëndia përlëvdohet, edhe përmes ushtrimit të pushtetit të zemërimit të Tij (Romakëve 9:22), por Dhiata e Re (dhe Dhiata e Vjetër, për shembull Isaia 30:18) vazhdimisht thotë se duhet ta përjetojmë hirin e Perëndisë, në mënyrë që Perëndia të marrë lavdinë.

Meditoni sesi funksionon kjo në lutjen e 2 e Thesalonikasve 1:11-12.

Pali lutet që Perëndia t’i përmbushë qëllimet tona të mira.

Si? Ai lutet që ato të përmbushen “me fuqi [të Perëndisë]”. Domethënë, që ato të jenë “vepër e besimit.”

Pse? Që Jezusi të përlëvdohet në ne.

Kjo do të thotë se Dhuruesi është Ai që e merr lavdinë. Perëndia e dha fuqinë, Perëndia e merr lavdinë. Ne kemi besim; Ai jep fuqi. Ne marrim ndihmën; Ai merr lavdinë. Kjo është marrëveshja që na mban ne të përulur dhe të lumtur, dhe e mban Atë suprem dhe të lavdishëm.

Pastaj Pali thotë se ky përlëvdim i Krishtit është “sipas hirit të Perëndisë sonë dhe të Zotit Jezu Krisht.”

Përgjigjja e Perëndisë për lutjen e Palit që ne të mbështetemi në fuqinë e Perëndisë për të bërë veprat e mira, është hiri. Fuqia e Perëndisë për t’ju aftësuar ju që të bëni atë që vendosni të bëni, është hiri.

Në Dhiatën e Re, kështu funksionon kjo herë pas here. Besoji Perëndisë për aftësim të hirshëm dhe Ai e merr lavdinë kur ndihma vjen.

Ne marrim ndihmën, Ai merr lavdinë.

Kjo është arsyeja pse jeta e krishterë, jo vetëm konvertimi i krishterë, është një lajm i mirë.


John Piper është themeluesi dhe mësuesi i desiringGod.org si dhe president i kolegjit dhe seminarit Bethlehem. Ai ka shërbyer për 33 vjet si pastor i kishës baptiste Bethlehem, në Miniapolis, Minesota. Piper-i është autor i më shumë se 50 librave ku përfshihen Desiring God: Meditations of a Christian Hedonist dhe libri i tij më i ri Providence. Pesë prej librave të John Piper-it janë botuar edhe në gjuhën shqip, Mos e shko dëm jetën; Pesë pika – Drejt një përjetimi më të thellë të hirit të Perëndisë; Virusi Korona dhe Krishti; Lajm i mirë, gëzim i madh dhe Soditja dhe shijimi i Jezu Krishtit.

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ dritez.al 2022


Postime të ngjashme

29 dhjetor – Një fat i tmerrshëm
28 dhjetor – Synimi është lavdia
>