gusht 26

Gusht 2022


Perëndia gjen gëzim në veprat e krijimit, sepse ato na drejtojnë përtej vetes, drejt Perëndisë.

Perëndia ka si synim që ne të shtangemi dhe të mahnitemi nga vepra e Tij në krijim, por kjo nuk është për hir të vetë krijimit. Qëllimi i Tij është që ne të shohim krijimin e Tij dhe të themi: Nëse vepra e mirëfilltë e gishtave të Tij (thjesht gishtat e Tij! Psalmi 8:3) është kaq plot me urtësi, fuqi, shkëlqim, madhështi dhe bukuri, si duhet të jetë ky Perëndi në vetvete!

Këto janë thjesht shpina e lavdisë së Tij, nëse mund ta themi kështu, të cilën e shohim turbull si në pasqyrë. Si do të ishte po të shihnim lavdinë e Krijuesit vetë?! Jo vetëm veprat e Tij! Një miliardë galaktika nuk do të mund ta kënaqnin dot shpirtin njerëzor. Perëndia dhe vetëm Perëndia është synimi i shpirtit.

Jonathan Edwards e shprehu kështu:

Shijimi i Perëndisë është lumturia e vetme me të cilën mund të kënaqen shpirtrat tanë. Të shkosh në qiell për t’u kënaqur plotësisht me Perëndinë, është pafundësisht më e mirë sesa rehatitë më të kënaqshme këtu në tokë... [Këto] janë thjesht hije; por Perëndia është thelbi. Këto janë thjesht rreze të shpërndara; por Perëndia është dielli. Këto janë thjesht rrëke; por Perëndia është oqeani.

Ja pse Psalmi 104 mbyllet në vargjet 31-34 duke u përqendruar në vetë Perëndinë. “Unë do t’i këndoj ZOTIT derisa të kem jetë... unë do të ngazëllohem te ZOTI.” Në fund të fundit, nuk do të jenë detet, malet, kanionet, merimangat e ujit, retë, ose galaktikat e mëdha që do ta tejmbushin zemrën tonë me mahnitje dhe gojën tonë me lavdërim të përjetshëm, por vetë Perëndia.


John Piper është themeluesi dhe mësuesi i desiringGod.org si dhe president i kolegjit dhe seminarit Bethlehem. Ai ka shërbyer për 33 vjet si pastor i kishës baptiste Bethlehem, në Miniapolis, Minesota. Piper-i është autor i më shumë se 50 librave ku përfshihen Desiring God: Meditations of a Christian Hedonist dhe libri i tij më i ri Providence. Pesë prej librave të John Piper-it janë botuar edhe në gjuhën shqip, Mos e shko dëm jetën; Pesë pika – Drejt një përjetimi më të thellë të hirit të Perëndisë; Virusi Korona dhe Krishti; Lajm i mirë, gëzim i madh dhe Soditja dhe shijimi i Jezu Krishtit.

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ dritez.al 2022


Postime të ngjashme

29 dhjetor – Një fat i tmerrshëm
28 dhjetor – Synimi është lavdia