spurgeon dev 26 dhjetor am
December 2023

“Adami i fundit.”

1 e Korintasve 15:45

Jezusi është kreu përfaqësues i popullit të Tij. Çdo trashëgimtar prej mishi dhe gjaku ka pjesë në Adamin, sepse ai është kreu i besëlidhjes dhe përfaqësuesi i gjithë racës njerëzore nga pikëpamja e ligjit të veprave; po ashtu, nga pikëpamja e ligjit të hirit, çdo shpirt i shpenguar është bërë njësh me Zotin qiellor, përderisa Ai është Adami i dytë, Garanti dhe Zëvendësuesi i të zgjedhurve në besëlidhjen e re të dashurisë.

Apostulli Pal deklaron se Levi gjendej në ijët e Abrahamit kur Melkisedeku u takua me të, po ashtu është një e vërtetë e sigurt që besimtari gjendej në ijët e Jezu Krishtit, Ndërmjetësuesit, qysh në përjetësi, kur marrëveshjet e besëlidhjes së hirit u dekretuan, u ratifikuan dhe u vulosën për jetë e mot. 

Rrjedhimisht, gjithçka që ka bërë Krishti, e ka kryer për mbarë trupin e Kishës së Tij. U kryqëzuam dhe u varrosëm bashkë me Të (lexo Kol. 2:10-13), dhe ç’është më e mrekullueshmja, jemi ngjallur bashkë me Të dhe madje bashkë me Të jemi ngjitur në vendet qiellore (Efesianëve 2:6). Kështu, pra, Kisha e ka përmbushur ligjin dhe është bërë e pëlqyer “në të dashurin” (Efes. 1:6). 

Ajo është bërë e pëlqyer për Jahveh-un e drejtë, sepse Ai e sheh atë në Jezusin, si të pandashme nga kreu i besëlidhjes. Duke qenë Shpenguesi i vajosur i Izraelit, Krishti Jezus nuk lë asgjë pa e ndarë me Kishën e Tij, por gjithçka që ka, e ruan për të. Drejtësia e Adamit ishte jona për sa kohë që ai ishte i drejtë, ndërsa mëkati i tij u bë yni që në çastin kur ai e kreu; në të njëjtën mënyrë, gjithçka që është dhe bën Adami i dytë, është jona siç është edhe e Tija, meqenëse Ai është përfaqësuesi ynë. 

Ja ku është themeli i besëlidhjes së hirit. Ky sistem përfaqësimi dhe zëvendësimi i përshkuar nga hiri, i cili e shtyu Justin Martyr-in të thërriste: “O këmbim i bekuar, o i ëmbli zëvendësim!”, është vetë baza e Ungjillit të shpëtimit tonë, ndaj duhet marrë me besim të hekurt dhe gëzim të papërmbajtur.


© dritez.al 2024

EtiketaDevocione, Spurgeon

Autor 

Redaktori

Postime të ngjashme

30 dhjetor, mëngjes – Prite fundin