spurgeon dev 25 dhjetor pm
December 2023

Kur mbaronte seria e ditëve të gostisë, Jobi i thërriste për t’i pastruar; ngrihej herët në mëngjes dhe ofronte holokauste sipas numrit të gjithë atyre, sepse Jobi mendonte: “Ndofta bijtë e mi kanë mëkatuar dhe e kanë blasfemuar Perëndinë në zemrën e tyre”. Kështu bënte Jobi çdo herë.

Jobi 1:5

Përpara se të flinte sonte do të ishte mirë që besimtari të bënte për veten atë që Jobi e bënte herët në mëngjes, pas gostive dhe festimeve familjare. Mes haresë së festimeve familjare është e lehtë që të rrëshqasim në mendjelehtësi mëkatare dhe të harrojmë dëshminë tonë prej të krishteri. Nuk duhet të ndodhë kështu, por fatkeqësisht ndodh që ditët e gostive tona janë shumë rrallë ditë zbavitjeje të shenjtë, dhe shumë shpesh degjenerojnë në dalldisje mëkatare. Është e mundur që ta përjetojmë gëzimin që na pastron e shenjtëron, sikur të ishim larë në lumenjtë e Edenit: mirënjohja e shenjtë duhet të jetë një element po aq pastrues sa edhe dhimbja. Vaj medet për zemrat tona të gjora, sepse faktet provojnë se shtëpia e vajtimit është shumë e më përshtatshme për ne sesa shtëpia e gostive. 

Eja, o besimtar, e më thuaj se çfarë mëkati ke bërë sot? A mos vallë e ke harruar thirrjen tënde të lartë? A mos vallë edhe ti ke qenë si të tjerët në përdorimin e fjalëve të kota e bisedave të shthurura? Atëherë, rrëfeje mëkatin dhe rend drejt flijimit. Flijimi të shenjtëron. Gjaku i çmuar i Qengjit e largon fajin dhe na pastron nga ndotja e mëkateve tona të kryera në padije dhe në pakujdesi. Kjo është mënyra më e mirë për ta mbyllur ditën e Krishtlindjes—të lahesh sërish në burimin pastrues. Besimtar, eja vazhdimisht te ky flijim; nëse është i dobishëm sonte, do të jetë i tillë për çdo natë. Të jetuarit pranë altarit është privilegji i priftërisë mbretërore; për ta, mëkati, sado i madh qoftë, nuk është arsye për t’u dëshpëruar, duke qenë se mund t’i qasen sërish flisë mëkatshlyese, dhe kështu ndërgjegjja e tyre pastrohet nga veprat e vdekura. 

Me gëzim e mbyll kët’ ditë feste,
Kapur fort pas bririt t’shenjtë t’altarit;
Nga faje e shkelje larë e pastruar,
Mbi Qengjin gjithë shkelja ime është ngarkuar.


© dritez.al 2024

EtiketaDevocione, Spurgeon

Autor 

Redaktori

Postime të ngjashme

30 dhjetor, mëngjes – Prite fundin