qershor 20

Qershor 2022


Hiri nuk është thjesht butësi kur ne mëkatojmë. Hiri është dhurata dhe fuqia aftësuese e Perëndisë për të mos mëkatuar. Hiri është fuqi, jo thjesht falje.

Kjo është e qartë, për shembull, te 1 e Korintasve 15:10. Pali e përshkruan hirin si fuqinë aftësuese të punës së tij. Hiri nuk është thjesht falja e mëkateve të tij; por është fuqia për të këmbëngulur në bindje. “Jam munduar më shumë se gjithë të tjerët, jo unë, por hiri i Perëndisë me mua.”

Prandaj, përpjekja që bëjmë për t’iu bindur Perëndisë nuk është një përpjekje e bërë në forcën tonë, por “në forcën që i jep Perëndia—që në gjithçka të përlëvdohet Perëndia” (1 e Pjetrit 4:11). Kjo është bindja e besimit. Bindja e besimit në fuqinë e hirshme dhe gjithmonë të pranishme të Perëndisë për të na aftësuar të bëjmë atë që duhet të bëjmë.

Pali e konfirmon këtë te 2 e Thesalonikasve 1:11-12 duke e quajtur çdo vepër tonën të mirësisë  një “vepër besimi”, dhe duke thënë se lavdia që kjo i sjell Jezusit është “sipas hirit të Perëndisë”, sepse ndodh “me fuqinë e tij”. Mbaj vesh për të gjitha ato fraza:

Për këtë ne gjithnjë po lutemi për ju, që Perëndia ynë t’ju quajë të denjë për këtë thirrje dhe të përmbushë çdo pëlqim të mirësisë së Tij, edhe veprën e besimit me fuqi, që të lëvdohet emri i Zotit tonë Jezu Krisht në ju dhe ju në Të, sipas hirit të Perëndisë sonë dhe të Zotit Jezu Krisht.

Bindja që i jep Perëndisë kënaqësi prodhohet nga fuqia e hirit të Perëndisë përmes besimit. E njëjta dinamikë vepron në çdo fazë të jetës së krishterë. Fuqia e hirit të Perëndisë që shpëton përmes besimit (Efesianëve 2:8) është e njëjta fuqi e hirit të Perëndisë që shenjtëron përmes besimit.

EtiketaSolid Joys

Postime të ngjashme

>