Shtator_19

Shtator 2022


Një rrjedhojë e emrit të madhërishëm: UNË JAM AI QË JAM, është që ky Perëndi i pafundmë, absolut dhe që vetëvendos, na është afruar në Jezu Krishtin.

Te Gjoni 8:56-58, Jezusi u përgjigjet kritikave të udhëheqësve judenj. Ai u thotë: “Abrahami, ati juaj, ngazëllehej në shpresën që të shihte ditën time; e pa dhe u gëzua.” Judenjtë, pra, i thanë: “Ti ende nuk je pesëdhjetë vjeç dhe e paske parë Abrahamin?” Jezusi u tha atyre: “Në të vërtetë, në të vërtetë, unë po ju them: Para se të kishte lindur Abrahami, unë jam.”

A mund të kishte thënë Jezusi me buzët e Tij fjalë më të bekuara se këto? Kur Jezusi tha: “Para se të kishte lindur Abrahami, unë jam”, Ai e mori të gjithë të vërtetën madhështore të emrit të Perëndisë, e mbështolli me përulësinë e shërbëtorit, e ofroi veten për të bërë shlyerjen për gjithë rebelimin tonë dhe hapi një udhë që ne të shohim lavdinë e këtij Perëndie të pafundmë, absolut dhe të vetëmjaftueshëm–pa frikë.

Në Jezu Krishtin, ne që jemi lindur nga Perëndia, kemi  privilegjin e patregueshëm të njohjes së Jahveut si Atin tonë–UNË JAM AI QË JAM–Perëndinë:

  • që ekziston
  • personaliteti dhe fuqia e të cilit i atribuohen vetëm vetes së Tij
  • që nuk ndryshon kurrë
  • nga i cili rrjedh e gjithë fuqia dhe energjia në univers
  • me të cilin duhet të përshtatet jeta e gjithë krijimit.

Ata që e njohin emrin tënd do të kenë besim te ti (Psalmi 9:10).

EtiketaSolid Joys

Postime të ngjashme

>