qershor 18

Qershor 2022


Pali lutet që Perëndia ta konvertojë Izraelin. Ai lutet për shpëtimin e tij! Pali nuk lutet për ndikime të paefektshme, por për ndikime të efektshme. Kështu duhet të lutemi edhe ne.

Ne duhet t’i marrim premtimet e besëlidhjes së re të Perëndisë dhe t’i përgjërohemi Atij që t’i bëjë ato realitet në fëmijët tanë, në fqinjët tanë dhe në të gjitha fushat e misionit të botës.

Perëndi, hiq prej tyre zemrën prej guri dhe jepu një zemër të re prej mishi! (Ezekieli 11:19)

Rrethpriti zemrat e tyre që ata të të duan ty! (Ligji i Përtërirë 30:6)

Atë, vendos brenda tyre Frymën tënd dhe bëj që të ecin në statutet e tua! (Ezekieli 36:27)

Jepu pendim dhe njohje të së vërtetës që t’i shpëtojnë lakut të djallit! (2 e Timoteut 2:25-26)

Hapi zemrat e tyre që ata ta besojnë ungjillin! (Veprat 16:14)

Kur ne besojmë në sovranitetin e Perëndisë—në të drejtën dhe fuqinë e Perëndisë për të zgjedhur, dhe pastaj për t’i sjellë në besim dhe shpëtim mëkatarët e ngurtësuar—atëherë do të jemi në gjendje të lutemi pa mospërputhje dhe me sigurinë e premtimeve të mëdha biblike për konvertimin e të humburve.

Prandaj, Perëndia gjen kënaqësi në këtë lloj lutjeje, sepse ajo i atribuon Atij të drejtën dhe nderin për të qenë Perëndia i lirë dhe sovran që Ai është në zgjedhje dhe në shpëtim.

EtiketaSolid Joys

Postime të ngjashme

>